• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra prekëse e Namik Dokles për nipërit: E di që jeni mërzitur, nuk i keni takuar mamin e babin prej një muaji

by A R
05/04/2020 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“E di që jeni mërzitur…”. Ish-deputeti socialist Namik Dokle ka shkruar fjalë emocionuese për nipërit e tij në Itali, të cilët nuk i kanë parë prindërit prej një muaji pasi janë mjekë dhe trajtojnë pacientët e sëmurë.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Dokle shkruan se vajza e tij dhe bashkëshorti do të mundin koronavirusin dhe sëmundjen e mallkuar. Në fjalët prekëse, i kujton nipërve se fundi do të jetë i lumtur, me pushime dhe shëtitje në Shqipëri me të gjithë njerëzit e zemrës.

Kur jetës do i kthehet normaliteti, Namik Dokle do të cojë nipërit në Prizren për të pirë ujë tek cezma pasi beson në thënien se kush e pi atë ujë, nuk e zë asnjë sëmundje.

Shkrimi i plotë

Ndoshta akoma nuk jeni zgjuar, por gjyshi nuk duron më gjatë për t’u përshëndetur. E di që jeni mërzitur; u bë më shumë se një muaj që nuk dilni, nuk shkoni në shkollë, nuk takoheni me shokët dhe shoqet, dhe, kryesorja, nuk takoni dot mamin dhe babin, sepse ata vazhdojnë punën në spital, përpiqen të shpëtojne të sëmurët. Epo, mirë, të paktën flisni në skajp, apo jo? Por mos u mërzitni! Mami Manjola dhe babi Arviti, bashkë me mijëra mjekë të tjerë, në Itali dhe në botë, do ta mundin koronavirusin dhe sëmundjen e mallkuar.

Dhe ju… do të vini përsëri me pushime në Shqipëri, do shëtisim bashkë e do hamë pica te Pazari i ri, bashkë me nana Qefseren dhe daja Belin, do shkojmë në Shkodër të hamë tavë krapi me nana Hyrin, do shkojmë përsëri ne bjeshkët e Gores të shihni fshatin e gjyshit, pastaj do zbresim poshtë, në Prizren e do pimë uje te cezma e Shadrivanit. Thonë se kush pi atë ujë fatsjellës nuk e zë asnjë sëmundje.

Pastaj do të shkojmë përsëri në Sarandë, do zhytemi në ujërat e Jonit, ndërsa në mbrëmje, do shikojmë perëndimin e diellit. Ja, edhe pak, edhe pak dhe do ta fitojmë këtë lufte! Dhe Ju do të jeni krenarë për mamin dhe babin që u përkushtuan aq shumë për jetën e njerëzve! Ju puc shumë, shuuuumë!

/a.r

Next Post
300 fabrika po ndihmojnë në luftën e koronavirusit me një recetë birre

300 fabrika po ndihmojnë në luftën e koronavirusit me një recetë birre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In