• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

LETRA/ “Po iki përgjithmonë, mos më kërkoni”, i riu 5 ditë i zhdukur, apeli i nënës

by A R
21/05/2018 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 29-vjeçar është zhdukur prej 5 ditësh duke humbur kontaktet me familjen. Ai është Kleant Çela. Në momentin që është larguar nga banesa ka lënë një letër për familjen dhe të fejuarën, ndërsa nënës i ka thënë se do të shkoj në spital, pasi ‘kam probleme me kurrizin dhe do të vizitohem’.

Disa minuta, pasi doli nga banesa me makinën e tij tip ‘Benz’ me targa AA 514 MP, paraditen e 15 majit, nëna Mbaresa Çela tregon se e ka marrë në telefon, ndërsa ai i ka thënë se është në spital. Por herën e dytë që nëna e ka marrë ai nuk e ka hapur më telefonin duke e fikur.

Pasi nëna gjeti letrën në banesë dhe nga spitali mohuan që ai të kishte qenë për t’u vizituar, bëri denoncimin në polici, por sipas saj nga blutë e qytetit bregdetar nuk kanë nisur kërkimet. Në letër, Kleanti njoftonte familjen se do të ikte nga Shqipëria, ndërsa i kërkonte që të mos e kërkonin.

“Do të iki përgjithmonë jashtë Shqipërisë, mos më kërkoni më, iu uroj gjithë të mirat”, shkruhej në letrën e Kleant Çelës për familjen.

Në një lidhje telefonike për Report Tv nëna i bën thirrje që të telefonojë dhe të njoftojë se është mirë, pasi nuk duan asgjë tjetër.

Më ka ikur djali nga shtëpia ka 5 ditë sot. Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur probleme. I lutem shumë të më bëj një telefonatë, që të më thotë se jam mirë, nuk dua asgjë tjetër. Të shikoj jetën e tij nëse është i gjallë, nuk dua asgjë tjetër. E gjeta në shtëpi shtrirë, më tha do të shkoj për vizitë në spital, por nuk kishte shkuar.

“Pasi u kthye nga Anglia filloi punë këtu, ka bërë cdo lloj pune.  Bëmë denoncim në polici dhe na thanë që jashtë shtetit nuk ka ikur, por këtu brenda nuk na kanë thënë gjë. Jam e shqetësuar se më kishte lënë një letër, që thoshte se do iki përgjithmonë nga Shqipëria dhe mos më kërkoni. Nuk mendoj dot asnjë gjë. Vetëm unë dhe djali ishim në shtëpi, nuk kam fëmijë të tjerë”, thotë nëna e Kleantit.

Edhe kushëriri i tij, Endri Sherifi i bën apel që të njoftojë se ku ndodhet, ndërsa shton se stresi dhe mërzitja nga papunësia mund ta kenë shtyrë të largohet.

“Të lutëm na jep një fjalë se je vëllai jonë. Në polici nuk kanë dhënë asnjë shenjë. Ishte i mërzitur nga papunësia, lekët që merrte nuk ishin mjaftueshëm për asgjë. Ndoshta ka ikur për një jetë më të mirë, por i lutem të na bëjë një telefonatë. Mund të ketë ikur nga Shqipëria ilegalisht”, thotë ai.

Kleanti ishte i fejuar dhe kishte 3 vite që ishte kthyer nga Anglia, ndërsa atje kishte qëndruar rreth 6 vite. Pikërisht, këtu dyshojnë edhe familjarët, që mund të jetë nisur për të shkuar sërish në Angli. Por, sipas familjes ai nuk rezulton që të ketë dalë jashtë vendit përmes doganës, ndërsa dyshohet se ndoshta është larguar ilegalisht.

Next Post
VIDEO/ Momentet dramatike kur rrufeja godet banesën

VIDEO/ Momentet dramatike kur rrufeja godet banesën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Rama është korrekt”/ Eksperti ligjor: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

February 9, 2026

Një drejtësi që funksionon keq nuk duhet të monitorohet, por të korrigjohet

February 9, 2026
Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

February 9, 2026
Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

February 9, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Rrëfimi tronditës i Luiz Ejllit: Kam tentuar t’i jap fund jetës!

February 9, 2026
Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

February 9, 2026
FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
Vendimi për Ballukun/ Eksperti Ligjor: Kur nuk ka vendim, nuk përbën jurisprudencë kushtetuese

Vendimi për Ballukun/ Eksperti Ligjor: Kur nuk ka vendim, nuk përbën jurisprudencë kushtetuese

February 9, 2026
Takimi i APEC-ut pritet t’i japë një mundësi të re për bashkëpunim rajonal

Takimi i APEC-ut pritet t’i japë një mundësi të re për bashkëpunim rajonal

February 9, 2026
Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

Vendimi i Kushtetueses për padinë e Ramës, analisti: Është antikushtetues, çështja duhet të shkojë në Strasburg

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In