• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

LETRA/ Enver Hoxha pas arrestimit të Liri Belishovës: Le të plaket atje në vetmi

by Java News
23/04/2018 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dossier të shumtë kanë zbuluar deklarata e dokumente të shumta për Partinë Komuniste, eksponentët e saj, një pre të cilëve ka qenë edhe Liri Belishova, e cila sot është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare.

Ajo ishte një prej partizaneve të LANCCL dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në Partinë Komuniste, por më pas u arrestua dhe internua në disa zona të ndryshme të vendit.

Pas arrestimit sa është informuar se i ka drejtuar një letër Liri Belishova, Enver Hoxha ka porositur ta daktilografojnë dhe t’ia çojnë menjëherë në zyrë.

shenimet-e-enverit

Aty për aty pastaj është ulur mbi rrëfimin e ish-­bashkëpunëtores së afërt dhe pasi e ka lexuar me vëmendje, ka marrë stilografin dhe ka shënuar në krye të saj në formë porosish (si gjithnjë në të tilla raste) atë çfarë duhej bërë me autoren e letrës që i shkruante nga vendi i internimit: “Le të plaket atje në vetmi dhe t’i ruajë në mendjen e saj të keqe të gjitha të këqijat që i ka bërë partisë, ajo gënjen dhe kurdoherë ka gënjyer partinë dhe e ka dëmtuar. Tash nuk është më në gjendje ta dëmtojë”.

Në shënimet e Haxhi Kroit, ish­ sekretarit personal të Hoxhës, që e ka ndjekur më tej procedurën përkatëse, bëhet e ditur se korrespodenca e lartpërmendur, i është adresuar ministrit të Brendshëm, me sqarimin: “Nuk është nevoja për t’i kthyer përgjigje, por të bëhet kujdes në sjelljet e Belishovës”.

Biografia e Liri Belishovës/ Nga maja e piramidës së PPSH, në gijotinën e diktaturës
Ka qenë vetëm 18 vjeçe kur i besuan drejtimin e Rinisë Antifashiste të Tiranës. Një vit më vonë, u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror të Partisë. Me diplomën e Institutit “Nëna Mbretëreshë” dhe me prushin e atdhetarizmit të edukuar nga familja me emër nga Mallakastra, shkëlqeu si rrallëkush ndër shoqet e saj në betejat e rezistencës kundër pushtuesit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Me çlirimin e vendit, u ngjit në majën e piramidës së Partisë, por në ngjitje e sipër, përfundoi në gijotinën e diktaturës. Kjo është historia e Liri Belishovës, “vajzës me kordele”, që në Luftë humbi njërin sy dhe pas luftës humbi titujt e dekoratat, humbi vajzën e vetme Dritën, por edhe dy bashkëshortët, Nako Spiru e Maqo Çomo. Ajo, eksponentja kryesore e luftës, në nëntor të vitit 1945 përfaqësoi të rinjtë shqiptarënë Kongresin Botëror të Rinisë në Londër dhe dy vjet pas kësaj, drejtoi Rininë Popullore të Shqipërisë.

Mori goditjen e parë në vitin 1947, kur i fejuari i saj, Nako Spiro, u kryqëzua nga Partia dhe bëri vetëvrasje. Për këtë shkak, Lirinë e larguan nga Tirana dhe e shkarkuan nga të gjitha postet politike. E rehabilituar pas dënimit të Koçi Xoxes, Belishova u ringjit sërish dhe, që nga viti 1949 deri në vitin 1960, ajo ishte zgjedhur anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror. Tatëpjeta e saj nis menjëherë pas një vizite zyrtare në Kinë dhe Moskë, në qershor të vitit 1960.

Ishte koha kur Kremlini, i udhëhequr nga Hrushovi, përjetonte frymën e antistalinizmit. Belishovën e akuzuan se gjatë takimeve me liderët rusë u transmetoi atyre qasjen antisovjetike të udhëheqësve kinezë(!). Kaq ishte e mjaftueshme që ajo të futej në syrin e ciklonit. Në shtator të atij viti, Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet politike me Bashkimin Sovjetik.

Në fushatën e spastrimeve që ndodhën si pasojë e ndryshimit të kursit politik, Liri Belishova u përjashtua nga të gjitha postet politike dhe partiake si simpatizuese e Hrushovit. Që këtej nisi kalvari i vuajtjeve pa mbarim, fillimisht e internuan në Gjirokastër, mandej në Progonat të Tepelenës e Cërrik. Plot 31 vite, deri në vitin 1991, kur u rikthye në Tiranë.

 

Next Post
Paloka kundër fraksioneve në PD: Se kuptoni sa të pavlerë mbeteni

Paloka: Kandidatët për deputetë nuk do t'i caktojë më kryetari i PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In