Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Johanes Hahn ka përshëndetur iniciativën e kryeministrit Rama i cili përmes një letre publike, fton kreun e opozitës Basha në dialog për të gjetur konsensusin për reformën në drejtësi.
Reagimi i Komisionerit i cili prej ditës së djeshme ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare ka ardhur përmes llogarisë së tij në Tëitter.
“Mbështes plotësisht të gjithë iniciativat për dialog politik në interes të vendit dhe qytetarëve të Shqipërisë”, shkruan Komisioneri.