• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Letra e një ekonomisti për Kryeministrin

by Java News
14/12/2015 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zoti Kryeministër,

Ju kam çuar personalisht dhjetra emaile e letra dhe dhjetëra mesazhe për çështje e propozime ekonomike, të transportit, të energjitikës, të qeverisjes elektronike dhe të korrupsionit, por nuk kam marrë asnjëherë përgjigje.

Në vitin 2009, ju kam paraqitur nje program ekonomik “korporatist”, bazuar mbi modelin më të avancuar ekonomik në botë, modelin e Singaporit, që i përshtatet Shqipërisë, të cilin e keni arshivuar.

Sistemi ekonomik për një vend është si një kostum, që duhet qepur tek rrobaqepësi dhe nuk mund të jetë as “laissez-faire” (ose rrumpallë) siç ka qenë për 25 vite e as “i centralizuar”, siç ka qenë në 45 vitet pararendëse. Politikanët shqiptarë kanë qenë naivë në ekonomi dhe në drejtimin e shtetit për 71 vite me rradhë. Prej padijes ata kanë lundruar nga një sistem ekonomik ekstrem në tjetrin, duke mos gjetur dot balancën ekonomike, që maksimizon përfitimet e burimeve njerëzore e natyrore të vendit dhe duke e varfëruar dhe bërë të pajetueshme Shqipërinë.

Ju sugjeroj të mos i bazoni politikat ekonomike në opinione deputetësh e ministrash, që kanë mbaruar për anglisht, që po t’i heqësh anglishten për të cilën kanë bërë shkollën e mesme e të lartën, i bie të jenë me tetëvjeçare. Faktet flasin më shumë se shkolla e tyre. Merrni këshilla nga kompani këshillimi të huaja si McKinsey (që e keni takuar) e jo njerëz skolastikë të tipit Ricardo Hausmann (pasi pasojat e 18 orë konsultime në javë të tij po duken). Ekonomia është më shumë praktikë se sa teori, që të mund të kontrollohet në distancë nga “Bostoni”.

Siç jeni më së miri në dijeni, ju kam prezantuar, direkt ose indirekt, propozime investimesh të rëndësishme, kryesisht kineze, për hidorcentralin e Skavicës, hidrocentralet e Vjosës, ristrukturimin e OSHEE-së, infrastrukturën rrugore e hekurudhore, pyllëzim dhe akuakulturë.

Ndërsa, ju jeni takuar 4 herë me kryeministrin kinez dhe i keni bërë “kërkesa për investime në emër të miqësisë së vjetër”. Por asgjë nuk ka ndodhur jo vetëm për propozimet tona, por edhe për propozime të tjera serioze, për 2 arsye:

  1. Mungesës së projekteve serioze, siç është rasti i “Rrugës së Arbërit” apo “Zonës së Lirë Ekonomike të Spitallës”, të cilat kanë ulur në ekstrem kredibilitetin e të bërit biznes në Shqipëri. Siç jua ka shpjeguar edhe “McKinsey ” është shumë e lehtë për të gjetur financime nga Amerika deri në Japoni, në se keni një projekt të çertifikuar dhe të bëshëm nga pikëpamja finaciare;
  1. Bashkëbiseduesve të paaftë nga pala shqiptare, pasi negociatat udhëhiqen nga ministra që i sugjerojnë Kinës “të fokusohet tek Shqipëria, si ura më e mirë drejt Europës (!)” ose nga deputetë që nuk dinë asnje gjuhë të huaj dhe kanë zero eksperiencë në tregtinë ndërkombëtare. Për të tilla punë duhet të ngrini institucione të specializuara, me ekspertë të nivelit të lartë dhe jo me partizanë. Partizanët nuk i merr askush seriozisht në botë. Minimalisht mund të merrni shembull nga Maqedonia për politikat e investimeve dhe mënyrën e thithjes së tyre ose nga Serbia për cilësinë e projekteve (siç duket qartazi nga Plani 5 vjeçar i SEETOs).

Nuk më shqetëson mospërfillja ndaj propozimeve tona, por me dhimbje vërej se nuk ka përparim në investime, për të cilin edhe ju jeni më se i vetëdijshëm, siç ja shprehet çuditërisht me shumë realizëm muajin e kaluar një investitori të rëndësishëm kinez.

Ndjej përgjegjësi qytetare dhe profesionale që t’ju them se vendi po shkon drejt një kolapsi ekonomik, që mbase ju nuk e kuptoni në oborrin e zbukuruar nga oborrtarët tuaj.

Për të shmangur këtë ju lutem rishikoni POLITIKAT ekonomike sa nuk është vonë, sipas studimeve nga këshilltarë të çertifikuar ndërkombëtarisht.

Shpenzoni fonde për PROJEKTE serioze dhe investime kapitale e jo për kozmetikë.

Mjaft më me KONÇESIONE  të turpshme kolonialiste që dorëzojnë sovranitetin tonë shtetëror dhe kombëtar.

Erdhët në pushtet me premtimin për të bërë shtet dhe jo për ta shitur atë pjesë-pjesë.

Përshendetje

Geri Selenica*

*Autori është ekonomist, konsulent dhe sipërmarrës. Prej vitesh ai përfaqëson disa kompani të huaja që kanë interes të investojnë në Shqipëri por që nuk arrijnë për shkak të mungesës së vizionit dhe politikave amatore të qeverisë.

Next Post

Basha përshëndet të djathtën franceze për fitoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ku jeni ju ambasadorë?” Boçi pas dënimit të Salianjit: Heshtja juaj po mbështet regjimin e Ramës

“Lapaj duhet të mësojë…”, Boçi: Për Salianjin nuk ka vendim për përjashtim!

December 24, 2025
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

“Nuk do largohemi kurrë nga Gaza”, Izraeli ndryshon planin e Trump për paqen

December 24, 2025

‘Shpërthen’ ish-deputetja e PD: Ka emra aktivë të opozitës, që sot janë miliarderë!

December 24, 2025
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Prapë po mblidhen ‘gjithë qelbësirat’?!

December 24, 2025
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Është çelësi i sigurisë…”, Bimo: SHBA ka anashkaluar sovranitetin danez për Groenlandën

December 24, 2025
FMN arrin marrëveshje me Ukrainën për programin prej 15.6 miliardë Dollarë

FMN: Shqipëria një nga ekonomitë më të shpejta në Evropë, por…

December 24, 2025
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

December 24, 2025
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

December 24, 2025
EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

December 24, 2025
“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com