• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra e Nadires nga Tetova, në inbox-in tim

by Mira Kazhani
19/12/2018 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mira Kazhani

Dy fjalë para se të lexoni letrën e Nadires:

Kam marrë shumë mesazhe që pas ditës që “shtypa” studentë me makinën time. Në fakt ende nuk e kam kuptuar se si asnjë polic nuk u afrua të më ndihmonte sepse isha për 30 minuta e vetme para një turme që argëtohej para makinës time. Koha do i kthjellojë dhe të rinjtë e paqartë. Pra mesazhet kanë qenë të ndara, disa mbështetës disa me urrejtje dhe edhe pse shihnin videon prapë se shihnin dot të vërtetën.

Jam përpjekur t’i lexoj të gjithë e t’u përgjigjem të gjithëve, në disa raste kam respektuar nivelin e tjetrit matanë. Por letra e Nadires nga Tetova e Maqedonisë më preku për një arsye që nuk kishte të bënte me hallin tim si “gangstere” në 48 orët e fundit, por për pastërtinë, logjikën dhe dashurinë për vendin tonë. Është një letër që do më pëlqente të shkonte tek çdo student që jeton në Shqipëri, edhe tek të mirët edhe tek mistrecët, edhe tek të shkëlqyerit edhe tek ata që i quajnë mbetës. Aftësitë për shkollë janë një e dhënë që nuk varet gjithmonë nga ne, por për të qenë njerëz nuk do hiç shkollë.

Letra e Nadire Zhakut:

Përshëndetje e nderuar Mira

Shpresoj qe ju të gjeni pak kohe për të lexuar mesazhin tim.

Nadire Zhaku

Jam nga Maqedonia ,dhe këto dite protestash në Shqipëri po i ndjek me shume vëmendje dhe më duket që këto protesta të studenteve janë si ajo medalja me dy anë, në njërën anë ata zgjuan tek ne një shpresë guximi që ne na e mbajnë të ndrydhur për shume vite nga këto anë, dhe nga ana tjetër po sa me fat janë ata studentë që ka se kush i dëgjon.

Kërkesat e tyre sidomos për tarifën më duken shumë qësharake kur i shoh në krahasim me tarifat tona në Maqedoni tarifa të cilat janë shumë herë më të larta.

Sa do të doja që të ndihesha shtetase e këtij vendi e të ndjeja që sado pak me ato tarifa jap kontribut për atdheun tim, por un paguaj tarifa shumë herë më të larta në të gjitha drejtimet , edhe në fund të ditës mua më trajtojnë si një 20% shqiptare, por ama ju nuk e dini çfarë do të thotë që në të gjitha konkurset shtetërore ka një paragraf që të pyet për shtetësinë tënde, sepse nëse shkruan shqiptare atëherë koeficienti për t’u pranuar në atë konkurs është shumë i vogël, por të paktën këto studentët kët që po protestojnë mbase se kanë idenë se çfarë kërkojnë e çfarë ju duhet në jetë.

Shpresoj që pavarësisht gjithë kësaj situate, unë do të doja të isha krenare me atë protestë deri në ditën që kryeministri pranoi të takohet me ta, por tash me duket që këto dashkan që të ikin nga orët e mësimit.

Po edhe un jam dakord që duhet të bëhet një klasifikim, për profesorët, për librat, për degët, për punët pas diplomës, për klasifikimet, por jo që të degjenerojnë protestën deri në këtë pikë.

Pastaj se kuptoj këtë tarifën e masterit, sepse këtu tek ne master është shkalla e dyte që merret me dëshire dhe s’është e detyruar, besoj se edhe atje është e njëjta gjë.

Do doja të kisha mundësi të isha pjesë e atyre studenteve e të paguaj tarifat atdheut tim dhe shtetit tim, me të mira e të këqijat e veta, por të paktën i paguani shtëpisë suaj, atdheut tuaj.

Un gjithmonë i rri besnike shprehjes së John F.Kennedy

“ASK NOT WHAT YOUR COUNTRY CAN DO FOR YOU,ASK WHAT YOU CAN DO FOR YOUR CONTRY.”

a.ç

Next Post
Debati Tsipras-Mitsotakis: Shqipëria ta harrojë BE-në, nëse s’respekton minoritetin

Debati Tsipras-Mitsotakis: Shqipëria ta harrojë BE-në, nëse s'respekton minoritetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In