• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Letra e Metës dhe një problem (jo)elektoral

by
11/12/2015 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Kreu i Kuvendit ka marrë një nismë për të cilën shumëkush, në rradhët e politikës shqiptare, zakonisht kujtohet vonë ose shumë vonë. Me anë të një letre dërguar partive parlamentare, ai fton që të nisë puna për hartimin e një reforme të re zgjedhore. Një hap i cili ka brenda disa llogari politike personale, por edhe një shqetësim të paqortueshëm me interes publik.

LSI qëndron sot në bashkëqeverisje me PS, në një pozitë të ngjashme me aleancën paszgjedhore të vitit 2009, kur i mundësoi PD një mandat të dytë në krye të vendit. Kjo bashkëjetesë politike e Metës me Ramën, po rezulton disi më e komplikuar sesa ndarja e “qartë” e tortës së pushtetit me Berishën. Ndoshta edhe për shkak se ky i fundit ishte më i kushtëzuar numerikisht në parlament asokohe, sesa kreu i PS në shumicën aktuale. Fakti që LSi ka mundur të kthehet në gjashtë vitet e fundit, në një faktor përcaktues për fatet e pushtetit politik, i detyrohet më së pari aftësisë së Ilir Metës për të krijuar një bazë gjithnjë e më të gjerë elektorale për partinë e tij. Por i detyrohet gjithashtu, në një pjesë jo të vogël, rregullave zgjedhore në fuqi, të cilat i kanë dhënë mundësi “palës së tretë” që të jetë dë facto pika që bën të derdhet gota e ujit.

Së fundi janë përhapur mjaft ide, kryesisht në prapavijën politike e mediatike të dy partive të mëdha, për një modifikim esencial të ligjit elektoral, drejt një sistemi me bonus. Çka shihet më së pari si një mekanizëm zgjedhor “vrastar” për një parti të tretë, që do të kërkonte të hynte mes dy forcave kryesore politike. Duket se Meta po përpiqet të shfrytëzojë dallgët e protestave opozitare dhe fundin e vitit, ku buxheti, bunkeri i djegur apo përvjetori i rënies së komunizmit, kanë hedhur mjaft mjegull në tregun e politikës, për të mundësuar që një nismë kaq delikate, siç është reforma zgjedhore, të zerë vend në axhendë pa shkaktuar ndonjë reagim politik nga palët.

Është e natyrshme që LSI nuk do të donte një sistem zgjedhor që do ta penalizonte. Ndoshta për këtë arsye Ilir Meta po kërkon të provokojë tani një debat rreth ligjit elektoral, për të bërë që Rama dhe Basha të detyrohen të hedhin në tryezë opsionet e tyre. Çka do t’i ekspozonte ata përballë risqeve respektive: Ramën ndaj presionit të LSI për prishje të koalicionit, kur Bashën ndaj mllefit të Berishës, i cili do të donte ta mbante edhe për shumë kohë të përçarë të majtën, duke mbajtur indirekt “gjallë” projektin LSI.

Por përtej këtyre kalkulimeve që janë të pashmangshme në një nismë politike, lëvizja e Metës ngre edhe një problem që i tejkalon hesapet e vogla elektorale. Sot kemi një Kuvend, i cili është kthyer në një “furnitor” të vërtetë të sistemit të drejtësisë, prokurorisë, gjykatave dhe burgjeve, me deputetë të akuzuar për të shkuarën e tyre kriminale, apo edhe për sjellje që s’kanë asnjë lidhje me ligjet dhe jetën politike. Një situatë deri diku e ngjashme imponohet edhe ndaj një segmenti të pushtetit vendor, edhe ai nën akuzë në disa raste.

E keqja e kësaj gjendjeje anormale qëndron më së shumti tek mënyra, rrugët dhe mjetet me të cilat kanë filtruar në politikë apo në shkallët e institucioneve këta elementë të përzgjedhur nga partitë politike. Thënë ndryshe, kanë qenë situata të brendshme partiake krejtësisht të centralizuara dhe anti-statutore, shoqëruar me rregulla zgjedhore të dyshimta, që kanë mundësuar votimin dhe zgjedhjen e emrave që sot trazojnë gjithë skenën politike.

Rëndom, në dekadën e fundit, krerët partiakë i kanë përpiluar dhe formalizuar në “vetmi” të plotë listat e kandidatëve, pa pyetur askënd, pa u konsultuar me askënd. Natyrshëm këtu ka influencuar kaosi statutor i brendshëm i partive dhe autoritarizmi i krerëve, por këtë situatë e ka lehtësuar edhe ligji zgjedhor në fuqi. Duke hequr thuajse çdo element mazhoritar nga ligji elektoral, votimet parlamentare janë kthyer në procesion votash për lista anonimësh, që nuk dihet nga vijnë e ku shkojnë. Zgjedhjet kanë qenë të paravendosura, pasi secila parti e dinte qysh në krye të herës së cili kandidat fitonte, e cili humbiste. Kjo problematikë serioze vlen të adresohet në kohë dhe me qetësi e transparencë. Ndaj nisma e Metës shkon në drejtimin e duhur, kur nga zgjedhjet e vitit të ardhshëm kemi ende një vit e gjysëm kohë.

Next Post

BE, 1 miliard € mbështetje për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Eksperti i qarkullimit rrugor: Duhet VKM specifike për mënyrën se si duhet të përdoren monopatinat

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Reforma: Teritoriale versus strukturore

Reforma: Teritoriale versus strukturore

February 6, 2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

February 6, 2026
Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

February 6, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Miratohet amnistia penale/ Ministri Lamallari: E nevojshme! Paraburgimi i tejzgjatur, s’duhet të ketë vend

February 6, 2026
“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

February 6, 2026
Shmanget tragjedia në Bruksel/ Piloti i avionit të Scandinavian Airlines ngatërron pistën, panik te 135 pasagjerët në bord

Shmanget tragjedia në Bruksel/ Piloti i avionit të Scandinavian Airlines ngatërron pistën, panik te 135 pasagjerët në bord

February 6, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

February 6, 2026
Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In