• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra e kongresmenëve amerikanë për Biden, Vuçiç përzien edhe shqiptarët: Nuk kam frikë, as lekë, as prona

by Java News
07/11/2021 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas letrës së kongresmeneve amerikanë drejtuar presidentit Joe Biden. Në këtë letër, shtatë kongresmenë në SHBA i kanë kërkuar Joe Biden të ndërhyjë për situatën politike dhe korrupsionin e lartë në Serbi.

Presidenti serb është shprehur për këtë se vendimin përfundimtar do ta marrin qytetarët e Serbisë.

Sipas kongresmenëve, situata politike në Serbi mund të ketë ndikim në Ballkanin Perëndimor dhe gjithë Evropën, ndaj kërkojnë nga Biden që të veprohet me ligjin për shpalljen “non grata” të personave që rrezikojnë stabilitetin e rajonit.

Lidhur me kërkesën e kongresmenëve amerikanë, të cilët i kërkuan presidentit amerikan, Joseph Biden, të konsiderojë vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe e akuzuan presidentin serb për “thellim të korrupsionit dhe presion ndaj mediave”, Vuçiç tha se “Serbia është një faktor stabilizues në Ballkan”, shkruajnë mediat serbe.

Ai tha se nuk ka frikë nga ngrirja e pronave dhe llogarive jashtë vendit “sepse nuk ka të tilla”.

“Ju kërkoj të më ngrijnë pronën jashtë vendit. Nuk më gjeni asnjë llogari. Nuk kam asnjë llogari jashtë këtij vendi, nuk mund ta ngrijnë, nuk kam para as llogari”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç thotë se kongresmenët janë lobistët, janë shqiptarë dhe nuk ka problem që ambasadori serb Marko Gjuriç është takuar me ta, ai është përgjigjur se është detyrë e ambasadorit të takohet dhe të bisedojë me të gjithë.

Shtatë kongresistë amerikanë ia kanë dërguar një letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden, përmes së cilës i kërkojnë që të vendos sanksione ndaj atyre që e destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.

Dokumenti është i nënshkruar nga kongresistët Raja Krishnamoorthi, Ritchie Torres, David N. Cicilline, Jan Schakowsky, James P. McGovern, Mike Quigley dhe Jim Costa.

Në qendër të kritikave të kongresistëve është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për thellim të korrupsionit dhe presion ndaj mediave.

“Gjatë vizitës suaj në Beograd në vitin 2016, ju folët për një të ardhme shpresëdhënëse për Serbinë dhe popullin serb. Për fat të keq, për të arritur në atë të ardhme më optimiste, ne besojmë se veprimet e mëtejshme diplomatike nga SHBA-ja dhe nga aleatët dhe partnerët tanë evropianë në veçanti janë vendimtare për t’u siguruar që Serbia mund të jetë efektive në zbatimin e reformave demokratike, duke bërë këtë, ata do të jenë në gjendje të përmirësojnë marrëdhëniet me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën”, thuhet ndër të tjera në letër./m.j

Next Post
“Seriozisht e kanë këta?!”/ Braçe habitet: Njerëzit më të fuqishëm të botës kërkojnë fatin me monedha në shatërvanin e Romës

“Seriozisht e kanë këta?!”/ Braçe habitet: Njerëzit më të fuqishëm të botës kërkojnë fatin me monedha në shatërvanin e Romës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In