• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra e ambasadorit italian në Shqipëri: Mos e krahasoni Elbasanin me Palermon

by A R
07/06/2021 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fabrizio Bucci

Disa muaj më parë pata rastin t’i shkruaja një letër një kolegu tuaj të një tjetër gazete lidhur me një krahasim të padrejtë të Kalabrisë me problemin e kriminalitetit në këtë vend. Në atë kohë vura theksin në faktin se disa paragjykime ndaj Italisë ishte e vështirë të harroheshin edhe këtu në Shqipëri; një vend që, fatkeqësisht është, edhe ky, viktimë klishesh.

Duhet t’i rikthehem çështjes së stereotipëve negativë pasi gazeta juaj i ka përdorur, duke folur për Elbasanin sikur të ishte “Palermo e Shqipërisë”. Besoj se ky krahasim jo vetëm që nuk është i drejtë por edhe i vjetëruar tashmë. Palermo e ditëve të sotme është shumë e ndryshme nga ajo që përshkruhet para më shumë se tridhjetë vjetësh në serialin e njohur televiziv “Oktapodi”. Sot Palermo është një qytet me një rimëkëmbje të plotë ekonomike, shoqërore, artistike dhe kulturore. Disa vite më parë gazeta angleze “The Guardian” i ka kushtuar madje një shkrim me titullin mjaft domethënës: “The resurrection of Palermo: from mafia battlefield to cultural capital”. Në dekadat e fundit qyteti, në fakt, është transformuar, madje ka ditur të përqëndrohet tek kultura, tek mikpritja, tek mjedisi, tek ekonomia, tek siguria.

Palermo është kulturë. Në vitin 2018 qyteti ka qenë kryeqendra e kulturës. Po në të njëjtin vit ka qenë selia e një prej Bienaleve më të rëndësishme të artit bashkëkohor në Evropë, “Manifesta 12”, tema qendrore e të cilit ishte natyra. Në vitin 2016 Muzeu Arkeologjik Antonio Salinas çeli një seli të re e cila iu bashkëngjit 35 muzeve të tjerë të qytetit.

Palermo është zhvillim urbanistik. Bashkia, së bashku me qeverinë qendrore, sapo ka nisur realizimin e shtatëmbëdhjetë projekteve për rikualifikimin urban, restaurimin dhe mirëmbajtjen e po kaq ndërtesave dhe zonave të qendrës historike, investim ky që kap shifrën e pothuaj njëqind milion eurove falë “Kontratës Institucionale për Zhvillim”. Bëhet fjalë për projekte të financuara edhe nga shitja e pasurive që i janë konfiskuar mafies.

Palermo është “e gjelbëruar”, me tramvaje elektrike të fjalës së fundit dhe me një metro që lidh periferinë me qendrën e qytetit. Gjiri i Cala-s strehon me qindra varka, ngjyra e blertë dhe kafe rrethon portin e lashtë, turistë, këmbësorë e çiklistë shijojnë një vend unik për nga bukuria.

Palermo është një qytet rinor. Në vitin 2017 ka qenë Kryeqyteti italian i rinisë, ndërsa ka promovuar projekte me qëllim nxitjen e të rinjve për të qëndruar në Sicili si dhe për t’u dhënë atyre mundësi të reja rritjeje.

Palermo është ekonomi. Turizmi rritet, shtohet në mënyrë marramendëse numri i start-up-eve, rritet punësimi falë investimeve si rezultat i lehtësirave fiskale dhe mbështetjes për thithjen e punojësve të rinj, rriten investimet në ndërtesat publike, në shkollat e në rrugët e reja falë edhe investimeve të konsiderueshme shtetërore dhe rajonale (540 milion euro).

Edhe sektori i digjitalizimit ka shënuar përparime domethënëse: për të dytin vit rradhazi Sicilia është Qarku i parë në Itali për rritjen e bandës së frekuencës të shpejtë dhe ultra të shpejtë ndërsa në vitin 2022 do të jetë zona më e digjitalizuar e Evropës.

Palermo është një qytet i sigurt. Krimet janë në rënie (në 2019 u ulën me 4 përqind), në rënie janë edhe vjedhjet dhe vrasjet (katër gjithsej nga 1 marsi i vitit 2020 deri më 31 mars 2021). Palermo, krahasuar me qytetet e tjera të mëdha italiane, shënon një nivel të përgjithshëm kriminaliteti (duke iu referuar këtu të gjitha krimeve) më të ulët se gjithë të tjerat.

Në vitin 1817, në librin e tij të famshëm “Udhëtim në Itali” shkrimtari i madh gjerman, Johann Goethe, shkruante se Palermo është vendi më i mahnitshëm në botë. Një “stereotip” i vërtetë sot sikurse ishte po kaq i vërtetë më shumë se dy shekuj më parë.

Do t’ju isha mirënjohës nëse do të mund të botonit këtë letër timen.

*Reagimi i ambasadorit për një shkrim në gazetën Dita

Next Post
“Është zbutur, por s’ka humbur aftësinë e…”/ Epidemiologu: COVID-19 ka një rritëm më të ngadaltë

A erdhi fundi i pandemisë? Epidemiologu: Fundi i tetorit dhe nëntori do të jetë prova e zjarrit, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In