• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra e 6 vjeçarit shqiptar që Obama lexoi në samitin e Kombeve të Bashkuara (VIDEO)

by Aalison Pearse Stevens
22/09/2016 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Letra që një djalosh 6-vjeçar me shtetësi amerikane i dërgoi presidentit Barcka Obama preku zemrat e mjaft qytetarëve në mbarë botë.

Aleksi i kërkonte shefit të Shtëpisë së Bardhe që t’i mundësojë udhëtimin për në shtëpinë e tij në New York Omran Daqneesh – djaloshi që tronditi botën me pamjen e tij pas një bombardimi të forcave siriane në Aleppo.

Me fjalët e sinqerta të një 6-vjeçari, Aleksi thotë se është i gatshëm që ta strehojë Omranin në shtëpinë e tij, së bashku me familjen.

Por ambasada amerikane në vendin tonë, ka zbuluar një detaj mjaft interesant i cili nuk dihej deri më tani. Aleksi 6-vjeçar është djali I dy prindërve shqiptarë.

Obama e bëri publike letrën në samitin e Kombeve të Bashkuara, ku iu drejtua anëtarëve të samitit “të gjithë duhet të jemi si Alex”.

Ja çfarë shkruan presidenti Obama për të. 

“Alex është vetëm 6 vjeç. Muajin e kaluar, ashtu si shumë njerëz në botë, ai u prek nga pamjet zemërthyese të Omran Daqneesh, një djalë 5 vjeçar në Aleppo, Siri, ulur në një ambulancë, i tronditur teksa fshinte gjakun nga duart e tij.

Alex u ul dhe më shkroi një letër. Këtë javë, në samitin e Kombeve të Bashkuara për refugjatët unë ndava me të gjithë botën fjalët prekëse të Alexit. Ai më tha se donte që Omrani të vinte dhe të jetonte me familjen e tij.

Ai donte ti jepte biçikletën e vet dhe ta mësonte si ta ngiste atë. Ai tha se motra e tij do mblidhte flutura për të.

“Ne mund të luajmë të gjithë bashkë,” shkruante ai. “Ne do të bëhemi familja e tij dhe ai do të jetë vëllai ynë.” Këto janë fjalët e një djali 6 vjeçar – një djalë i vogël që nuk ka mësuar të jetë cinik, apo dyshues apo të ketë frikë nga njerëzit e tjerë për shkak të vendit nga ata vijnë, për shkak të pamjes së tyre apo të mënyrës se si luten.

Ne të gjithë duhet të jemi si Alexi. Përfytyroni si do të dukej bota po të ishim të tillë. Përfytyroni sa vuajtje do të kursenim dhe sa jetë do të shpëtonim. Dëgjoni Alexin teksa lexon letrën e tij dhe reflektoni se përse unë e ndava atë me të gjithë botën.”

express/a.k

Next Post
Lotaria amerikane/ Rregulli i ri dhe data zyrtare për të aplikuar

Lotaria amerikane/ Rregulli i ri dhe data zyrtare për të aplikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In