Majlinda Bregu nuk ka marrë asnjë urim zyrtar nga partia e saj, për postin e rëndësishëm në të cilin u zgjodh. Por, atë që nuk e ka bërë Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, e ka bërë Joseph Daul. Ky i fundit i ka dërguar një letër urimi Bregut, në emër të Partive Popullore Europiane, në të cilën bën pjesë edhe Partia Demokratike. Kuptohet, PD nuk i është bashkuar urimit të Partive Popullore Europiane.











