Letra arrin në destinacionin e duhur pas 99 vjetësh
Një letër e vjetër 99 vjet, që e kishte shkruar një marinar dhe përmban fjalët se ai po vdiste, më në fund ka mbërritur në familjen e tij.
Kjo letër ishte shkruar nga Sid Preston për Gertrude Sienesi, gruan e shokut të tij të lundirmit Stephen Charles Sienesi, që vdiq gjatë betejës së Jutland në vitin 1916.
Në letrën emocionale shkruan se si fjalët e fundit të Stephen ishte kërkesa që ai kishte për shokun e tij që t’i tregonte gruas së tij se çfarë ka ndodhur.
Stephan dhe gruaja e tij ishin martuar shtatë muaj përpara se të vdiste. Gruaja e tij vdiq në vitin 1980, dhe asnjëherë nuk i erdhi në dorë kjo letër që përshkruante momentet e fundit të jetës së burrit të saj.