• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Letërkëmbimet/ Ja fyerjet e Osmanëve ndaj Skënderbeut

by
19/06/2015 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Një historian në Kosovë ka zbuluar disa gjëra interesante. Sulltan Murati II ishte munduar që përmes letrave ta kërcënonte e ta bindte Skënderbeun që të ndërronte qëndrim karshi Perandorisë Osmane. Ia kujtonte atij që sa ishte i ri, Pallati Perandorak nuk kishte lënë dëshirë pa ia plotësuar. I kishte kërkuar që të qëndronte larg Venedikut të atëhershëm, duke iu kërcënuar me gjuhë fyese. Por prijësi i arbërve në përgjigjet e tij kishte përdorur gjuhë më të pastër dhe ia kishte bërë më dije Sulltanit se nuk e kishte ndërmend të lëshonte pe.

Disa nga letërkëmbimet e Skënderbeut me Sulltan Muratin II i ka shpalosur të mërkurën historiani Lulëzim Lajçi. Me kumtesën “Dimensioni ‘kombëtar’ dhe politik i Skënderbeut në letërkëmbime”, në sesionin “Këndvështrimet e të huajve mbi shqiptarët” të ditës së tretë të edicionit të gjashtë të “Javës së Albanologjisë”, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, Lajçi ka paraqitur konfrontimet me shkresa zyrtare të dy pushtetarëve të atëhershëm. Në qershor të vitit 1444, Sulltan Murati II do t’i shkruante Skënderbeut: “Unë Murati, mbret i turqve e perandor i Orientit, të përshëndes ty o bukëshkalë i mbrapshtë që të kam rritur e ushqyer në oborrin tim me përkujdesje e dashuri atërore”. Në këtë shkresë të kohës, Sulltan Murati II ia kishte kujtuar Skënderbeut se nuk i kishte munguar asgjë sa ishte në Perandori duke e quajtur bukëpërmbys. Dy muaj më vonë, në gusht të atij viti, Skënderbeu ku do t’i thoshte se meqenëse Sulltani e kishte bërë borxhli me nderime e privilegje, udhëheqësi i arbërve do ta shlyente borxhin me urtësi e gjuhë të peshuar.

“Ne, letrën Tuaj dhe të dërguarin Tuaj, i pritëm dhe i pranuam me respektin më të thellë, pa u shqetësuar fare, madje që ta themi sinqerisht, letra juaj na bëri më shumë të qeshim sesa të zemëroheshim”, i kishte shkruar Skënderbeu Sulltanit. I kishte thënë se një pjesë të sharjeve dhe të fyerjeve do t’ia falte shkaku i moshës e prirjes si gojëlëshuar, por edhe shkaku i mendjes sklerotike të një plaku.

“Pjesën tjetër të pikëllimit Tuaj që nuk është fare lehtë ta zbutësh, sidomos kur kam vendosur të luftoj me Ju, jo me sharje e me të klithur, por me forcën e armëve, mërinë e inatin e luftës së drejtë për liri…”, i kishte shkruar Skënderbeu. I kishte thënë se Perandoria i kishte rënë në qafë Arbërisë. Ia kishte kujtuar kohën kur Skënderbeu qe ndarë nga vëllezërit dhe ishte dënuar me përbuzje.

“Pas gjithë kësaj, as mua nuk më mbeti gjë tjetër pos që me kujdes dhe veprime të matura të përcillja të gjitha dhelpëritë dhe dinakëritë Tuaja, gjersa nuk më buzëqeshi fati i shumëpritur për të fituar lirinë time dhe të atdheut tim”, përfundon letra që në fund mban shënimet “Arbëri, 14 gusht 1444, Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbe”. Lajçi ka paraqitur edhe një letërkëmbim tjetër të dy udhëheqësve që lidhej me Marrëveshjen e Paqes që ishte nënshkruar në Shkup më 27 prill 1462. Bëhet fjalë për letërkëmbimet me Sulltan Mehmetin II, i cili e kishte lutur Skënderbeun që të respektonte Marrëveshjen e Paqes dhe të bëhej një marrëveshje e re.

“…Të pranoni paqen vullnetmirë në mënyrë që të mbeteni zot i vendit tuaj”, kishte shkruar Sulltan Mehmeti II më 7 maj 1463. Skënderbeu në ditën e 25-të të qershorit të atij viti do t’i drejtohej me një letër duke ia bërë të ditur se nuk i mbushet mendja t’i prishë marrëdhëniet me Venedikun.

“…Kërcënimet e tua o prijës i madh Mehmet që po i shfaq këtu kundër meje sipas zakonit barbar, nuk më trembin, sepse edhe të pësosh kur e do puna, edhe të bësh trimëri, është veti arbërore kjo”, kishte shkruar Skënderbeu, duke shtuar se kur sulltani e quan veten sundimtar të botës, e bën atë të qesh.

“Mos ki shumë besim në mizërinë e fuqive të mëdha dhe ushtrive, se historia na dëshmon se shpesh ushtri të mëdha janë zmbrapsur nga ushtri të vogla…”, kishte shkruar Skënderbeu. Lajçi ka thënë se çështja kur Skënderbeu e krijoi kancelarinë e vet nuk dihet në mënyrë të dokumentuar.

“Ka të ngjarë që kancelaria e tij të jetë krijuar qysh në fillim të luftës së tij çlirimtare më 1943”, ka thënë Lajçi, duke mos përjashtuar mundësinë që këtë zyrë Skënderbeu ta ketë trashëguar nga i ati Gjon Kastrioti. Sipas Lajçit, letrat autentike të shkruara nga Skënderbeu ose kancelaria dhe të nënshkruara nga Skënderbeu janë shumë të pakta.

Letërkëmbimet e Skënderbeut kanë qenë vetëm një pjesë e mozaikut për “Këndvështrimet e të huajve mbi shqiptarët”.

 

Next Post

Në Tetovë, po qëllove për dasëm merr gjobë deri në 500 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In