• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letër imagjinare partnerëve

by Astrit Patozi
18/10/2017 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi/

(Frymëzuar nga zhvillimet e fundit politike në Shqipëri)

Ju faleminderit shumë që na i ruani, na i ndiqni dhe pastaj na i kapni kriminelët tanë! Po të ishte për ne do të bëhej droga dhe krimi kapicë, e nuk do të vinte njeri dorë, herë nga halli e herë nga malli, por kjo pak rëndësi ka.
Ju faleminderit, gjithashtu, që na shkundni fort të gjithëve, atëherë kur malavita kërcënon të prishë çdo ekuilibër social dhe politik në këtë vend. Është çudi e madhe vërtetë se si këmbanat, që në fakt bien për ne, i dëgjoni gjithmonë ju të parët.
Ju faleminderit edhe që na nxirrni frikën, duke përmendur emra të banditëve tanë, që kanë nisur t’i trembin fëmijët edhe në bark të nënës. Po të ishte për ne, do të vinte shumë shpejt një ditë që t’i zgjidhnim ministra e lart, se deri tek deputetë dhe kryetarë bashkie i çuam.
Mos na e merrni për ters aq shumë, kur dikush prej nesh t’ju bëjë përgjegjës se përse nuk i arrestoni të gjithë trafikantët shqiptarë, por vetëm disa prej tyre. Merreni me sportivitet edhe nëse ju kërkojnë llogari se përse lirohen me procedurë apo nuk dënohen kurrë serial killera dhe bosë të mafias vendase nga drejtësia shqiptare.
Por mbi të gjitha kafshoni gjuhën, kur të shikoni se si tundin flamurin e luftës kundër krimit të organizuar personazhe të skeduar në raportet dhe interceptimet tuaja për implikime të shumëfishta në trafiqe dhe korrupsion. E, natyrisht, bën sikur nuk e dëgjoni kur dikush prej tyre t’ju quajë pa iu dridhur syri fare “guvernatorë”.
Sepse ju nuk duhet të ngatërroni kurrë të drejtat me detyrat tuaja, siç ka ndodhur deri më sot. Ju keni për detyrë të na mbroni dhe ruani nga të këqijat, por nuk keni të drejtë të na përziheni në punët tona kur vjen puna për të mirat.
Ndaj mos u çudisni kurrë që qeveria t’ju urrejë fort pse po i zëvendësoni opozitën, kurse opozita t’ju marrë inat për vdekje se përse nuk po ia rrëzoni asaj qeverinë. Sepse keni mbetur të vetmit që mbani përgjegjësi për këtë vend.

Next Post
Fronti i bashkuar kundër drejtësisë

Fronti i bashkuar kundër drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

February 10, 2026
Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

February 10, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

PD-së i ka ndalur koha, Ramën e rrëzon vetëm një pushtet i jashtëm

February 10, 2026
“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

February 10, 2026
“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

February 10, 2026
Veliaj fiton betejën, por humb ‘mëkatarët’ që e shkarkuan

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

February 10, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Hagës i dridhet dora për krimet serbe, por i lëshohet për UÇK!

February 10, 2026
Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

February 10, 2026
Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga

Ra nga shkallët e banesës, ndërron jetë 74 vjeçari në Durrës

February 10, 2026
Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In