• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letër Edi Ramës për Niko Peleshin!

by Agron Gjekmarkaj
04/03/2024 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Nuk është në natyrën time të fyej dhe të vë epitete denigruese, për tendenca për të poshtëruar opozitën në thelbin e saj institucional, bën që rezistenca të bjerë.

Sot në Kuçovë u përurua një bazë ajrore e NATO-s dhe kjo është një ngjarje e shënuar për Shqipërinë dhe sigurinë e saj, madje edhe për rajonin nëse duam.

Partia Demokratike që në themelimin e saj ka aspiruar antarësimin e Shqipërisë në NATO, kur PPSH e kundërshtonte e po kaq bija e saj PSSH.

Fati, puna dhe insistimi e bëri të mundur që qeveria e PD-së ta antarësojë vendin tonë në këtë aleancë të madhe të qytetërimit perëndimor duke shënjuar edhe të ardhmen e atdheut tonë.

Deputetët Opozites në Komisionin e Sigurisë u ftuan për të marrë pjesë në ceremoni por çuditërisht kur shkuan atje nuk kishin vënde për tu ulur.

Pergjigjia qe: Menduam që nuk do vinit ndaj nuk ju lamë karrige që të ulëshit.

Ermonela Felaj me të njëjtin status si Agron Gjekmarkaj “ku e ku me properendimore e pro NATO” se zotëria në fjalë njësoj Zëvëndes Kryetare e Kuvendit, ftohet, ulet dhe ëmbel buzeqesh. Asgjë personale nuk kam këtu por raporti që pushteti ka me opozitën është irritues në përbuzjen e vet organike. Të mos ftosh është me fisnike se sa protokolli të masakrohet shpesh por të ftosh dhe të tallesh, ta lësh pa vende është vogëlsi dhe mohim i çdo zakoni e tradite në çdo trevë të Shqipërisë.

Një minister Mbrojtjeje, injorant në çdo këndvështrim, servil në çdo gjykim, zarbo në sjellje fyen Opozitën.
Kryeministri ishte ai që do fliste dhe ne do dëgjonim, humbi një dekor demokratik që do ja kishte ënda ta shiste. Në fund ai humbi më shumë se ne. Opozita nuk shkoi aty për Edi Ramën por i takonte të ishte aty.

Por as për kaq nuk u kujdesen! U tentua të vidhet historia dhe të ndërtohet një e re, pa kujtesë si kompjuterat e përdorur që zarboja shiste dikur.

Çdo shqipëtar kujton se, kur firmosej marrëveshja e Asocim Srabilizimit, përfaqësuesit e opozitës socialiste ishin aty, kur Presidenti Bush erdhi në Tiranë, Kryetari i Grupit Parlamentar socialist ishte në pritje, kur hymë në NATO në Samitin e Bukureshtit përfaqësuesit e tij, atje qenë.

Me “zarbo” plotësohen teka, kryhen shërbime, ndyhet politika, zvoglohet Shqipëria, por historia të përgjon, të ndjek dhe të vë vulën e saj.

Së paku mos e nxirr “zarbon” të kerkojë falje, lerë të mendojë se e bëri mirë punën e lakeut. Protokolli nuk është si të shikosh filxhan me Sofkën!

Next Post
Avionë F16, dronë dhe raketa në Kuçovë, Gjenerali zbulon armatimet e rënda që do vijnë

Avionë F16, dronë dhe raketa në Kuçovë, Gjenerali zbulon armatimet e rënda që do vijnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In