• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Letër e hapur naçuve të ISIS-it: 13 arsyet se pse s’duhet ta sulmoni Shqipërinë

by A R
06/12/2015 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Mane / Public Enemy

Marshalla per badjava o vella qe je per kete popull fukara. Te dergoj selam nga Arnautistani dhe si fillim me ler te te perulem per rezistencen qe po ben e per panikun qe po shkakton ketej nga Evropa plake. Po te shkruaj ne numrin njejes duke menduar se pas teje jane rreshtuar me mijera te tjere per kauzen tende fisnike dhe kur flas per dy pale veshë degjojne me mijera te tjere aty ku jeni fshehur ne Siri e Irak. Qe te te mos te mbetet qejfi po te them qe mua me ka mbetur qejfi nga ty. Si sternip i Haxhi Qamilit nuk mund ta pranoj qe ti pranove ushtare nga Albanistani disa prej zgjebarkave me te shemtuar nga djemte tane te fshatrave te Librazhdit apo Pogradecit. Si evropian i shartuar qe jam po te toleroj. Dhe nese nuk po fluturojne mbi koken tende avionet rusë bombardues, gjej pak kohe e më lexo. Nuk dua ta sulmoni vendin tim sepse misionin e permbushim vete ne ndaj mos harxhoni as ushtare e as tritol. Ju nuk duhet ta mesyni Albanistanin per keto arsye esenciale:

1-Ne e realizojme vete 100% numrin e vrasjeve dhe aksidenteve. Cdo jave vrasim dhe masakrojme njeri-tjetrin pa nderhyrje nga jashte!

2-Deri tani jane regjistruar 21 xhami jashte kontrollit te Komunitetit Musliman dhe shifra eshte gjithmone ne rritje.

3-Kengetari Stine, ky kaur i qelbur sapo u arrestua nga policia e Tahirit. Dje ky malukat qelloi me shishen e birres nje nga kengetaret me te spikatur te muzikes orientale autoktone.

4-Futuni ne youtube dhe shikoni me syte tuaj sesi kenga me e klikuar dhe me e pelqyer shqiptare eshte,mbetet dhe do te mbetet tallavaja ordinere “Te ka lali shpirt, te ka lali xhan” me 160 milione shikime. Pra ne kemi shkerdhyer lice, shkolla, universitete arti apo pseudoartistet tane Mentor Xhemali, Vace Zela, Inva Mula, Parashqevi Simaku, Aurela Gace dhe qindra te tjere sepse na pervelon gjeneza e shpirtit per pak tingull mysybeti.

5-Shqiptaret nuk kane nevoje tu pritet koka nga Isis-i sepse u pritet ymri nga spitalet dhe shendetesia mizerje e Ilir Beqes.

6-Socialistet u zbythen perseri nga Komisari kaur Koco Kokedhima dhe kongresi i tyre u shty per ne pranvere.

7-Rusia u akuzon juve sikur beni kontrabande nafte me Turqine por ne kemi 15 vjet qe shesim kontrabande naften virgine te paperpunuar te Ballshit dhe ndotim jo vetem atdheun por edhe shpirtrat dhe xhepat tane.

8-Astrit Patozi e pranoi qe shkemben mesazhe me kundershtarin Edi Rama dhe vleresoi si ministren me te suksesshme krutanen deputete te lushnjes suniten Tina Gjermeni.

9-Muslimania Bleona Qerreti pavaresisht se ka pasaporte amerikane nuk i rri bytha po u gricur me arnautet e ketushem dhe pasi djali i Haxhiut Arjan Cani ia preku bythen me duart e tij na konfirmoi se pa te drejte ia kemi paragjykuar ate bythe.

10-Shkelqimi, suniti tjeter dibran i financave,Shkelqim Cani e zbuti ligjin qe penalizon tregetaret e vegjel dhe tani e tutje neper “pizzerite hallall” ne çdo lagje cunat tuaj do vazhdojne te punojne e te predikojne te lire pa ulur qepenat.

11-Baba Mondi, kryegjyshi boteror bektashi po vazhdon ta shkaterroje edhe ai me indiferencen kanonike Malin e shenjte te Tomorit e bashke me 30 firma qe germojne per gurre ne ate mal,shume shpejt do ta shfarrosin duke rrafshuar edhe kontributin historik te rilindasve.

12-Ne qofte se teatri i Butrintit 2000 e kusur vjet me pare kur u themelua nga trojanet e larguar kishte dhe mbushej rrafsh me 2500 spektatore, ministrja sunite e kultures Mirela Kumbaro menaxhon nje teater kombetar me 300 vende po kurresesi nuk mbushet plot as kete dekade te dyte te ketij mijevjeçari te ri.

13-Opozita e hollandezit te Xhelalit, opozita mjerane e Lul Bashes me ne fund u kujtua per nje proteste por kam frike se zëri i liderit do e tradhetoje kauzen e do behen qesharake porsi 30 muajt e fundit.

Ejvalla qe me lexoni dhe marshalla qe nuk do na sulmoni!

Me respekt vellai juaj plangprishes Bledi Ahmet Aishe Mane, lindur gabimisht ne Frasherin e iluministeve permetare ne pranveren e 1973-shit.

Next Post

Nëna me 9 fëmijë në varfëri ekstreme, shteti i heq edhe ndihmën ekonomike (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In