• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letër Bojaxhiut, Sulo Shehu betohet t’i shkojë deri në fund betejës për tokën

by Java News
09/05/2016 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni vlonjat, Sulo Shehu, deklaron se do t’i shkojë deri në fund çështjes ndaj Gjergj Bojaxhiut, i cili, në kohën kur ishte zv.ministër, i ka marrë dokumentet e pronësisë mbi tokën ku sot funksionon “Petrolifera”, shkruan Panorama.

letra-e-sulo-shehut

Deri në verën e vitit 2007, Shehu e ka shfrytëzuar pronën e blerë nga pronarët e tokës për të ndërtuar depozita të karburanteve, por papritur, siç tregon ai, për gjithë natën i shkatërruan investimin qindra milionësh. Për këtë pasojë mbi biznesin e tij Shehu akuzon Gjergj Bojaxhiun, për të cilin do të kërkojë sot hetim nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme.

Me anë të një letre publike drejtuar Bojaxhiut, Shehu thotë se ka siguruar prova të tjera që Bojaxhiu ka lidhje me “Petroliferën”, të cilat do t’ia vërë organit të akuzës në dispozicion.

“Këshilltarë të Këshillit Bashkiak në vitin 2007 deklarojnë se Gjergj Bojaxhiu ka shkuar në mbledhjen e tyre, duke u kërkuar që të miratonin lejen për ndërtimin dhe funksionimin e ‘Petroliferës’. Edhe pse shumica ishte kundër, Bojaxhi, i shoqëruar nga dy politikanë të së djathtës, i ka ‘bindur’ të votonin, duke u shprehur se firma e huaj nuk do të krijonte ndotje etj. Çfarë donte zv.ministri i Ekonomisë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë, pak kohë pasi më kishte marrë mua dokumentet e pronës.

Sipas tij, siç më tha në takimin që zhvilluam në Tiranë, me kërkesë të vetë atij, dokumentet i kërkonte për t’u ballafaquar në Gjykatën e Arbitrazhit me kompaninë italiane për prishjen e kontratës. Si ka mundësi që ai deklaronte se do të kërkonte mbrojtje dhe do të më rikthehej prona, kur këshilltarëve bashkiakë u kërkonte miratimin me ngulm të ‘Petroliferës’? Çfarë lidhje ka ai me të?”, akuzon biznesmeni i njohur.

Sipas tij, të gjitha mbledhjet janë të protokolluara dhe mund të vërtetohet se çfarë ka ndodhur gjatë tyre. Ndërkohë, ai i bën edhe pyetje publike Bojaxhiut? “Pse nuk reagon për dokumentet që më mori mua? Për çfarë i duheshin? Pse nuk përgjigjet për këtë çështje? Unë i kam të ruajtura tabulatet telefonike, ku mund të konstatohen shumë qartë telefonatat që kam marrë prej Bojaxhiut, deri në takimin me të”.

Biznesmeni Sulo Shehu zbardh dhe detaje nga takimi që ka pasur në momentin kur iu kërkuan dokumentet.

“Në takimin tonë, në zyrën tuaj, i shoqëruar me kryetarin e Partisë Demokratike Vlorë, ju kam dorëzuar dokumentet e mëposhtme: leje ndërtimi, vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave me emrat e pronarëve që e kishin përfituar, kontrata blerje, projekte, vërtetim pronësie të tokës dhe karburanteve dhe harta përkatëse. Ju u shprehet se këto dokumente do t’i paraqiteshin Gjykatës së Arbitrazhit, për të rrëzuar vendimin e KRRTSH-së të vitit 2002, (i cili i jepte kompanisë ‘Petrolifera’ tokën në koncesion). Ju më thatë se për prishjen e këtij vendimi të padrejtë, qeveria shqiptare do t’i paguante 15 milionë euro si penalitet kompanisë ‘La Petrolifera’, për të më kthyer mua të drejtën si pronar legjitim. Por fakti mbetet Z.Bojaxhi, që asnjë veprim nuk u ndërmor nga ju pas takimit tonë, përkundrazi heshtja juaj konfirmoi përvetësimin dhe zhdukjen e dokumenteve të pronësisë në fjalë”, akuzon Shehu.

Panorama/d.i.

Next Post

Reforma në drejtësi, Lu: Presim që sot të ketë një votim unanim të draftit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabitje të armatosura në dyqane luksoze, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar! Në folenë e pistoletës iu gjet një fishek floriri

Grabitje të armatosura në dyqane luksoze, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar! Në folenë e pistoletës iu gjet një fishek floriri

February 15, 2026
Raund i ri bisedimesh në Gjenevë mes SHBA dhe Iranit, Trump: Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë

Raund i ri bisedimesh në Gjenevë mes SHBA dhe Iranit, Trump: Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë

February 15, 2026
Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

February 15, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

February 15, 2026
Xhetan Ndregjoni: 12 vite në kërkim të mbesës, çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në Turqi

Xhetan Ndregjoni: 12 vite në kërkim të mbesës, çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në Turqi

February 15, 2026
Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In