• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Lesi kritikon Bashën, pasi nuk shfrytëzon situatën e tërmetit: s’kemi opozitë serioze dhe ai s’do të vijë në pushtet

by Java News
30/11/2019 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duket se vlerësimet që i janë bërë kryedemokratit Lulzim Basha nga mazhoranca për qëndrimet e fundit, i kanë shkaktuar atij mjaft probleme serioze me mbështetësit.

Nikollë Lesi ka bërë një shkrim ku e cilëson “Bashën” si një “lolo” pasi nuk po e sulmon kryeministrin Edi Rama.

Lesi thotë se nuk kemi opozitë serioze dhe se Rama sipas tij do të vazhdojë të jetë kryeministër edhe pas tërmetit.

Botuesi gjykon që Basha duhet ta shfrytëzonte politikisht këtë situatë.

Tragjedia e tërmetit nxori në skenë, përveç shumë problemeve të mëdha me keqadministrimin e territorit prej ndërtimeve pa standarde, me inekzistencën e Emergjencave për tërmetet dhe me maninë e ndërtimeve pa studime gjeologjike, por tregoi sa djallëzisht u përdor dhe po përdoret tragjedia për kredo politike.

Kjo është, më e pakta, hipokrizi prej palëve politike.

Nëse shikojmë këto ditë kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha vërehet se janë aktorë, bile i pari “aktor Hollivudi”, ndërsa Luli mundohet të imitojë kryeministrin, por mbetet larg në stil e mjeshtri.

Kryeministri vrapon sa nga Durrësi në Thumanë, e prapë Durrës. Nxiton në ish-kombinat në Tiranë dhe ikën prapë drejt qendrës së tërmetit sikur është Zeusi që do na shpëtojë nga djalli-tërmet. Ka lënë dhe mjekrën e thinjur si Ismail Qemali, themeluesi i shtetit shqiptar, përqafon një burrë nga Struga që ka humbur shtëpinë dhe e portretizon te varrimi në Thumanë, me një finesë që edhe aktori i njohur irlandez Colin Farrell  në filmin “The Killing of a Sacred Deer” e ku luan edhe e madhja Nicole Kidman, nuk mund ta luajnë kaq bukur.

 

Dhe si për ta ndjekur në këtë hipokrizi turret edhe Lulzim Basha. Lëshoi urdhër partie që të gjithë drejt tërmetit, atje ku “Zeusi-Rama” ka ecur 100 hapa para në imazh dhe aktorllëk. Pasi braktisi misionin e madh të të qenit opozitë në parlament, pasi ia la të gjitha pushtetet kryeministrit, pasi i dhuroi krejt pushtetin vendor “Zeusit”, tani Lul Basha po mundohet të rikuperojë me tërmetin. Dakord që hesht për momentin, por jo të bëhet lolo e kryeministrit. A nuk duhet të deklarojë lideri opozitar se do të kërkojmë të burgoset njeriu që firmosi gjithë lejet e ndërtimit në Durrës e ku u bë masakra?! Pse, mos po thyen kodin e vdekjes nëse Lul Basha thotë se sapo të kalojmë situatën emergjente kryeministri duhet të ikë, pasi vendi ka nevojë për qeveri të re?!

Por vetëm hesht!

Ndërkohë “Ismail Qemali” i dytë ka krijuar shtetin e “oligarkëve” dhe ndihet i qetë nga ndjekja e Lul Bashës në lojën e tij.

Pasi goditi dhe nxori me gaz lotësjellës qindra e qindra familje te Unaza e Re, pasi rrahu mirë e mirë popullin te parlamenti kur protestonte, tashmë kryeministri loton para kamerave, mjekrën e bardhë e bën po të dojë edhe të zezë para popullit që të duket i zi sterrë nga dhimbja për popullin e dëmtuar nga tërmeti.

Ajo që e bën sterrë të ardhmen mbetet se nuk kemi opozitë serioze që të jetë gati për pushtet, sepse lideri opozitar, ndonëse nuk ka krime mbi supe, por prapë se prapë është amator. Dhe për dreq sikur i pëlqen ky rol, edhe mundet, se ndihet më rehat në pushtetin e opozitës.

Lideri opozitar ka mision të madh mbi supe, ai është një kandidat për kryeministër kurdo, por ai duhet ta fitojë atë e jo të presë se “po i vjen radha”. Të jesh lider opozite edhe mund të futesh në burg përballë një regjimi, edhe mund të vritesh për lirinë e popullit, i cili të beson.

Natyrisht nuk duam të vrarë, pasi kemi boll këtë tragjedi nga tërmeti!

Por që të luajnë me popullin sikur po qajnë apo janë dobësuar nga meraku për hallet e popullit, kjo quhet HIPOKRIZI.

Next Post
Sa mund të jetosh nën rrënoja dhe disa histori të jashtëzakonshme mbijetese nga tërmetet

Ekipi italian i shpëtimit i gjeti viktimat ‘të përqafuar me njëri-tjetrin’, rrëfimi rrëqethës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

SPAK kërkon heqjen e imunitetit, sot mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun

December 19, 2025
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

December 19, 2025
Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

December 19, 2025
BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

December 19, 2025
Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In