Një skaf me 18 klandestinë kurdë mes tyre katër gra dhe një fëmijë, është kapur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë grykëderdhjes së Shkumbinit në Divjakë.
Mësohet se destinacioni i mjetit lundrues 6 metra të gjatë që drejtohej nga një skafist nga Vlora ka hasur në det të egërsuar dhe është detyruar të kërkojë ndihmë me sinjal SOS.
Me të marrë thirrjen për ndihmë skafet e QNOD (Qendra e Operacioneve Detare) arritën në pikën ku ai kishte mbetur i bllokuar.
Policia po punon për zbardhjen e skemës së këtij trafiku klandestinësh në këmbim të parave, si dhe po hetohet se si kanë hyrë në Shqipëri. /e.s/