• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lesbikja e BB: Imagjino të shohin prindin tënd, ç’faj ka ai i shkreti që çdo ditë e sheh se si i lotojnë sytë

by A R
29/04/2017 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kei i tregon Damianos për dhimbje dhe abuzimin që ndjen çdo ditë, psikologjikisht dhe fizikisht dhe dhimbjen e prindërve që nuk bëjnë dot gjë.

“Nuk e kuptoj këtë urrejtjen absurde, nuk i kuptoj këto mërirat. Pastaj, këtu ne jemi në lojë. Unë me të vërtetë mund të kem bërë lojë të egër të fortë, por seriozisht unë këtu kam njohur njerëz shumë të mirë, miq. Sado që bëjnë si çuna lagjesh, unë e kuptoj që dhimbja do të vijë një moment dhe do të shfaqet. Edhe me atë lojën “agresive” që mund të kem bërë, dua t’i mësoj se ka shumë gjëra më të egra në jetë. Imagjino sa shumë mund të kenë vuajtur njerëzit e tjerë dhe mbajnë ende. Dua të tregoj antitezën e ngjarjeve”, thotë Kei.

Më pas ajo foli për dhimbje dhe abuzime që ndjen çdo ditë.

“Dhimbja e gjithsecilit është e madhe për veten nuk ka një sasi matëse. Imagjinoni sa njerëz që ka si mua që abuzohen çdo ditë, mëngjes për mëngjes, por jo vetëm nga komuniteti im, por nga të gjitha shtresat. Unë prandaj kam ardhur këtu dhe nuk e kam zënë për asnjë moment komunitetin me gojë nëse më keni vënë re. Në të gjitha format këtu ka një abuzim të tej skajshëm dhe thjesht kam ardhur që edhe nëse luaja ose sulmoja.. ti bie pre e një veprimi për bukën, imagjinojë të dhunoheshe 24 orë në ditë psikologjikisht, fizikisht. Imagjino të shohin prindin tënd, ç’faj ka ai i shkreti që çdo ditë e sheh se si i lotojnë sytë dhe nuk mund të bëjë dot gjë duke e ditur të gjithë kapacitetin tënd. Ai ta sheh dhimbjen sa do të mundohesh ti ta fshehësh atë. Imagjino të afrohesh përpara shkallëve të shtëpisë dhe të marrësh 3 herë frymë, që kur të futesh në shtëpi të mos ja shohësh ato lotët mamit ose të bësh si e lumtur. Imagjinoje, të dhunohesh në rrugë dhe të shkosh në shtëpi dhe të besh sikur nuk ka ndodhur asnjë gjë. Dhe të gjitha këto, nuk janë vetëm për mua, por nuk e keni haberin sa njerëz që ka. Dhe e gjithë kjo dhunë kaq e tmerrshme lind nga hiçi, kot. Njerëzit gjejnë shkaqe të mbushin kohën, se rrinë kot gjithë ditën. Ky popull rri kot dhe ky është problemi, ky popull nuk ka nxitje, nuk ka stimul, nuk ka mbështetje.”, u shpreh Kei.

Kei flet më tej për dhimbjen e prindërve që nuk bëjnë dot gjë. Ajo thotë se e gjithë kjo vjen nga hiçi. Ajo thotë se kjo është biologjike.

“Mamaja ime më mbron mua në rastet më ekstreme që unë as vet nuk kam ditur për ta mbrojtur veten ashtu. Asaj i dhëmbë për mua, është prind. Se fundja fundit edhe unë njeri si ju jam. Ku është ndryshimi ku është ngjyra? Këtë se kuptoj dot fare, ç’i duhet tjetrit se çfarë unë bëj në krevat, ç’të hyn në xhep jeta ime!? Për një njeri që fal vetëm dashuri, që gjatë gjithë kohës është vetëm në kërkim të dashurisë, së bukurisë, se di… Nuk doja t’i përdorja këto se hy te roli i viktimizimit. Hë se këto, ja si bëjnë si viktima”, u shpreh Kei.

Next Post
Ministri i Mjedisit siguron: Në Shqipëri nuk do të hyjnë mbetje të rrezikshme

Koka: Uroj që Meta president të dekretojë qeverinë e parë të LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In