• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lereni “testin” e Shpiragut! Turizmi e bëri testin e tij!

by Mero Baze
26/08/2023 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sezoni turistik e ka kaluar kulimin e vet dhe tani kurba po shkon drejt rënies duke na lënë kohë të gjithëve të bëjmë dhe bilancin .

Janë disa ngjarje që krijojnë perceptimin mbi suksesin e turizmit. E para është shifra e lart e vizitorëve, e dyta është vlerësimi për sezonin dhe e treta natyrisht fatalitet e sezonit. Po e nisim nga kjo e fundit.

Së paku tre ngjarje të dhimbshme të kësaj jave që kanë të bëjnë me një aksident fatal ndaj dy turistëve italianë në Ksamil, vdekjen e sotme të një 17 vjeçari në Sarandë dhe helmimin e 40 polakëve në Vlorë, janë sëmundje tipike të shoqërisë sonë, që lidhen me kulturën e papërgjegjësisë.

Sa I përket përshtypjeve mbi sezonin turistik, ato janë të shumta, por Shqipëria e ka fituar betejën për tu bërë destinacion.

Ka shumë kritizerë që duket që janë të mërzitur nga suksesi I turizmit, apo të tjerë që duan të duken interesant, dhe japin lloj lloj sugjerimesh se si duhet të zhvillohet turizmi shqiptar.
Dëgjoj njerëz që rekomandojnë të ndalet turizmi masiv dhe të krijojmë turizëm orgjinal shqiptar, (Kurrë s’kemi pasur turizëm).

Lexoj të tjerë që kërkojnë të ndalet turizmi I luksit dhe të kushtohet vëmendje turizmit mesatar, të tjerë që janë të shqetësuar se 60 për qind e popullit tonë nuk bën turizëm, e broçkulla të tjera…

Turizmi është treg dhe tregu ka rregullat e veta. Turizmi të zgjedh dhe nuk e zgjedh ti.
Turistët nuk vijnë  në Sarandë, në Dhërmi, Lalëz, në Velipojë apo Shëngjin, se I dikton qeveria apo ndonjë institucion tjetër. Ata shkojnë aty se duan të shkojnë.

Disa duan hotele të shtrenjta, apo vila luksoze, disa hotele të lira disa duan shtëpi, disa duan fshat disa duan kampingje etj.
E rëndësishme është që ata kanë vërshuar drejt Shqipërisë.

Zotësia jonë nuk është të dalim në kufi e ti pyesim “se mos je gjë për turizëm masiv se nuk lejohet” . Zotësia jonë është ta përballojmë këtë fluks dhe ti përmbushim standardet me shërbimet tona.

E di që ka mijëra mungesa, që nga krahu I punës e deri tek eksperienca për të shërbyer për turizmin, por duke qenë një treg që sjell të ardhura ai është një treg që do tu mbijetojë ketyre mungesave.

Nëse deri tani në Shqipëri kanë hyrë 7 milion turistë dhe nëse ata kanë paguar secili rreth 500 euro gjatë qëndrimit në Shqipëri që është një shifër minimale, ata I kanë lënë Shqipëirsë 3.5 miliard euro, aq sa është buxheti I shtetit.

Nuk ja kanë lënë Edi Ramës, as tatimeve. Ua kanë lënë shqiptarëve në xhepat e tyre . Pak prej këtyre merr dhe qeveria.

Gjithë fjalët e tjera janë broçkulla. Ju mund ta nxini Shqipërinë dhe ti thoni që këtu vijnë lek droge dhe lek korrupsioni… Por asnjë baron droge dhe asnjë qeveri që mund ta vjedh 100 për qind të ardhurat e buxhetit nuk sjell dot kaq shumë pare të ndershme në këtë vend sa sjell turizmi.

Turizmin nuk e komandon dot politika. Politika komandohet prej tij. Boll u lodh Albin Kurti duke bërë thirrje mos shkoni në Shqipëri per pushime, por e ka humbur betejën. Vetëm ai ka mbet pa ardhur, se dhe qeveria e tij e gjitha në vilat e Edi Ramës është.

Ndaj përuljuni turizmit, dhe vendosni gjithë energjitë e qeverisjes dhe shoqërisë në funksion të tij. Ai do të tërheq pas bujqësinë dhe ndërtimin dhe do të ndryshoj Shqipërinë.

Nuk e ndryshon nafta e Shpiragut Shqipërinë. As e bën dot të pasur as e bën dot të zhvilluar. E vetmja “naftë” që vë në lëvizje Shqipërinë është turizmi. Ai zhvillon fshatra dhe qytete ai shpërndan lekët në çdo fshat dhe qytet shqiptar, në çdo familje që ka dëshirë të punoj dhe krijojnë një Shqipëri të gjallë vibrante dhe plot shpresë.

E vërteta është që turizmi në Shqipëri nuk është më një ekspriment, por një industri që na ka zënë derën. Nuk është një pus nafte nga I cili presim çudira, por janë pare që po trokasin në derën e çdo shqiptari që do të punojë dhe të ndryshoj të ardhmen e qytetit fshatit apo shtëpisë ku jeton.

E vetmja detyrë e qeverisë është të mbaj shënim ”gjëmat” e këtij viti, dhe mundësisht të ketë një “Plan Marshall” për ti zgjidhur shumicën e problemeve deri vitin tjetër.

Ndërhyrja urgjente në Ksamil dhe Sarandë për rrugët është  urgjencë kombëtare, vendosja e standardeve të sigurisë në rrugë po ashtu urgjencë kombëtare, ndërtimi I autostradës drejt Shkodrës urgjencë kombëtare…

Ka plot urgjenca të tilla të cilat nuk presin, nëse duam që kjo valë turizmi të rikthehet ëprsëri dhe më e fort. Kjo nuk ka nevojë për atë “testin” e naftës Shpiragut. Turizmi e bëri testin e tij. Tani duhet ta përballojmë edhe si pasuri edhe si problem.

Next Post
Spiropali: Shën Tereza e Migjeni, dy të përunjurit e mëdhenj e luftëtarët e paepur në mbrojtje të vegjëlisë, bashkë çdo 26 gusht

Spiropali: Shën Tereza e Migjeni, dy të përunjurit e mëdhenj e luftëtarët e paepur në mbrojtje të vegjëlisë, bashkë çdo 26 gusht

Comments 1

  1. Bobi says:
    2 years ago

    Se sa lek kane paguar turistet duhet ta nxjerrin tatimet, por keto pare plotesojne nevojat e atyre investitoreve strategjike, qe kane hotele e resorte, qe shesin dhe japin me qera vila. Nafta e Shpiragut mbase sjell dicka per popullin, nqs nuk e jep me koncesion tek oligarket mjeshtri i koncensioneve dhe PPP-ve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In