• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëreni Sokolin të prehet në paqe!

by Java News
11/05/2019 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur dikush largohet nga kjo botë njerëzit ngushëllojnë familjarët dhe të afërmit “u prehte në paqe”! Sokol Olldashi u nda nga jeta gjashtë vite më parë në një aksident tragjik.

Të gjithë, edhe ata që nuk kishin lënë llaf pa thënë e sulm pa i bërë pa iu dridhur zëri ngushëlluan nënën e tij Kozetën, apo bashkëshorten Kelën duke uruar që ai të prehet në paqe. Hipokrizisë nuk ke çi bën, disa njerëz mbase e heqin këte maske vetem kur flene gjume.

Por përgjatë këtyre viteve, pas ndarjes së tij nga jeta, hija e Sokolit i përndoqi ditë e natë vrasësit e tij (të kuptohemi, po flasim për ata që e vranë për së gjalli jo për akisdentin).

Një luftë e tërbuar u ndërmor ndaj të gjithë atyre që ishin miqtë e tij më të afërt. Servilët e enturazhit të Bashës, ata që u vetëquajtën “Republika e Re” nuk linin njeri pa sulmuar, në oborrin e Shqupit, në rrjete sociale, kudo. Nëse lavdëroje Sokolin ishte armik, s’kishe punë me PD-në e re tashmë.

Pjesa më e madhe e miqve të tij dhe bashkëpunëtorëve më të afërt u spastruan, mbijetoi vetëm ndonjë servil që iu lëpi kryetarit dhe mbi të gjitha të famshmit Kunat dhe grua, se helbete ata vendosin aty, janë bashkëpronar në atë parti, ortak 50 me 50%.

Sot edhe pas këtyre viteve shkatërrimi të Partisë Demokratike, çdo qelizë të saj, strukturave etj, ëndrrës dhe bindjeve të çdo demokrati, themeluesi e kontribuesi në këto 29 vite, e në kushtet ku ndodhet pas djegies së mandateve, e cila po rezulton një vetëvrasje e mirëfilltë që do e tkurri PD edhe më tej, u kujtuan sërish për Sokolin, për ta vrarë sërish atë, tamam si ai vrasësi që nuk ngopet duke i ngulur thikën edhe më thellë viktimës së tij.

Sot Lulzim Basha, për të shptëuar menderen e tij, përdori djalin e madh të Sokolit, Glauk Olldashin. Duke e quajtur Sokolin bashkëpunëtor, a thua se po fliste për Gaz Bardhin, përdori praninë e djalit të tij në një takim me të rinj të EDS (edhe këtu mashtroi, nga 35 të rinj që kishin ardhur tha janë 300). E neveritshme!

Glauk Olldashi është një djalë i ri që po ndjek universitetin. Shumë i ri për të kuptuar mbase efektin e gjestit të tij, i ri mbase të kuptojë kush është më e mirë për të dhe për të nderuar emrin e të atit të tij, i ri për të kuptuar nëse po përdoret apo keqpërdoret.

Sigurisht vendin Glauku e ka në PD (në fakt këtu ka vend për diskutim se çfarë është ajo që sot quhet PD por ta lëmë për një herë tjetër), dhe nuk ka asnjë diskutim për këtë.

Por ky afrim i tij duhet të vijë natyrshëm, duke ruajtur një fare privatësie, jo të përdoret për të shpëtuar kokën e Lulit që do tu hedhi hi syve njerezve e tu thotë që ja kam mbështetjen e familjes së Sokolit dhe do afroj kështu njerëzit e tij.

Në këto pesë vite të ndarjes nga jeta të Sokolit, në përvjetoret e vdekjes së tij ku të afërm, miq e shokë janë mbledhur gjithmonë për ta kujtuar e për të ngushëlluar familjen e tij Lulzim Basha apo Sali Berisha nuk janë dukur kurrë. Ti lëmë ditët e tjera se në ato sjanë dukur e sjanë dukur.

Flamur Noka, ai që shkonte spiunonte te Berisha se kush punonte për fushatën e Sokolit, ai që mbushi kutitë me vota që Luli të fitonte 80% kundrejt 20%, etj etj, tamam si ai vrasësi që rikthehet në vendin e krimit, kërkon të lajë mëkatet e tij me ata djem.

Ai sot për të fituar kapital politik, pra ja të afrova Glaukun ndaj më shpërble, e tradhëtoi sërish ish mikun e tij Sokol, i përdori fëmijët, gjënë më të shtrenjtë që ai ka lënë pas.

Por Lulzim Bashën të jesh i sigurt ti Flamur dhe kushdo që ka dyshime, nuk e shpëton dot asgjë. Aq sa e shpëtoi foto me Trump në mes të fushatës, aq do e shpëtojë dhe ky perdorim i Glaukut sot.

Luli është një dështak dhe s’ka asgjë që e nxjerr nga bataku ku është futur, as Sali Berisha se shpëton dot më.

Efekti që kjo e sotmja ngjalli te çdokush ishte thjesht një neveri. E sigurt që i neveritur do ishte dhe Sokoli po ta shihte. Ndaj një këshillë për të gjithë: lëreni Sokolin të prehet në paqe, boll e përdorët! (CNA.al)

Next Post
Deputetja më e bukur në Kosovë tregon se kush është politikani shqiptar që i pëlqen më shumë

Deputetja më e bukur në Kosovë tregon se kush është politikani shqiptar që i pëlqen më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In