• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëreni Erionin

by Artur Ajazi
09/01/2025 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

I janë sulur Erion Veliajt dhe kanë harruar se, fushata nuk bëhet duke sulmuar 1 person të vetëm, që akoma nuk ka akuza konkrete nga SPAK. Merren me Erionin, çdo  ditë, nga Saliu, Belindi, e deri analistët e PD-së, dhe kanë harruar se fushata bëhet me alternativa dhe programe serioze, dhe jo “defterë” të mbushura me akt-akuza që dalin nga selia blu.

Lereni Erionin të punojë dhe sistemojë Tiranën, të vazhdojë punën në lagjet dhe rajonet e saj, dhe merruni me partinë, që e keni “ku thërret qameti”.

Lereni Erionin ta hetojë organi drejtësisë, dhe merruni me hallet dhe problemet e kryetarit partisë, dhe hallet e votuesve tuaj në bazë.

Lereni Erionin të qetë, pasi edhe nga ato që bëni ju, besoj se “nuk ja ndjen shumë”. Pra ju thjesht harxhoni kohë dhe frymë kot.

Lereni Erionin të pastrojë mbetjet që hidhni ju rrugëve dhe rrugicave, dhe merruni me fatin e partisë tuaj, e cila pas 11 Majit pritet të dalë, forcë e 4 në zgjedhjet e reja. Lereni Erionin, dhe merruni me listën e re të kandidatëve për deputet, të cilën Berisha po mendon ta mbushë me emra parazitësh. Lereni Erionin ti dalë në krye punëve, dhe merruni me  degët e partisë tuaj në rrethe, që janë inekzistente.

Lereni Erionin , se “nuk pyet mali nga gurët”, dhe merruni me hartimin e programit elektoral, pasi në fushatë po hyni si shoqatë, dhe jo forcë politike.

Lereni Erionin, dhe merruni me ata që po ju largohen nga partia, pasi nuk shohin besim dhe shpresë tek ju. Lereni Erionin, dhe merruni  me hallet që keni brënda gjirit të partisë. Mendoni për fatin e partisë pas humbjes së 11 Majit, dhe mos u merrni “jak e çak” me Erion Veliajn. Lereni Erionin, dhe mendoni për vehten tuaj, pasi pas humbjes të gjithë ju që llomotisni dhe lexoni “akt-akuza” rrugëve, ju pret një fat tjetër, pasi Berisha do t’ju flakë si lecka nga selia.

Lereni Erionin, dhe shikoni  familjen dhe fëmijët tuaj, pasi pas fushatës do të pësoni zhgënjim të madh, nga kryetari juaj i përjetshëm i partisë. Lereni Erionin ta hetojë drejtësia në rast se ka gabuar, dhe mendoni për vehten, pasi jeni katandisur në skllevër të liderit tuaj historik. Lereni Erionin, dhe mos hyni në kompetencat dhe punët e drejtësisë, sepse më vonë ndoshta  mund të pendoheni për ç’ka keni thënë, dhe do të rrisni  më tepër  zemërimin dhe inatin e shqiptarëve për ju.

Lereni Erionin, dhe merruni me kujdesin ndaj pasurive që keni ju, dhe “sheikët” e partisë tuaj, që hiqen si “fakirë” me vila, pallate dhe makina 100 mijë euroshe. Lereni Erionin, dhe ndryshoni  kursin e “lundrimit”, se po ju mbytet anija……

Next Post
Projekti për ndërtimin e “Polit Qeveritar”, Rama: Akomodohen mbi 20 institucione me 13 mijë punonjës

Projekti për ndërtimin e “Polit Qeveritar”, Rama: Akomodohen mbi 20 institucione me 13 mijë punonjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In