• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëreni bashkimin, se ka për të plasur gjaku!

by Pëllumb Kulla
22/03/2022 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Mbrëmë kam bërë një marrëzi, që them se më ishte e nevojshme për t’u bindur përfundimisht: Kam parë në youtube, që nga e para e deri në mbarim, një bisedë televizive dyorëshe, ku një drejtues emisioni pat ftuar gjashtë veta që rrihnin mendimet për mënyrën më të përshtatshme për të bashkuar demokratët e përçarë në PD.

Dhe u tmerrova nga bindja se përpjekjet për bashkimin e partisë, rrezikojnë të përfundojnë në gjakderdhje! Po, po, në gjakderdhje. Dhe këtë bindje kam frikë se shqiptarët do ta shohin edhe ata, edhe për shumë mbrëmje që vijnë.

Mbrëmjen e shkuar ishte kjo temë e nxehtë që e sillte më kollaj në sy standartin e këtij lloj shou televiziv: Gjysmën e kohës flisnin njëkohësisht jo më pak se katër të ftuar. Në një të katërtën e kohës flisnin paralelisht dy prej tyre dhe në një të katërtën tjetër të saj flisnin që të gjashtë! E këtu pa llogaritur drejtuesin e emisionit që, si gjithmonë, mori pjesë bashkë me ta në të gjithë hapësirën kohore.

Tema në dukje ishte e udhëhequr nga një motiv i madhërishëm, nga një ideal frymëzues, historik, kombëtar e planetar- po të doni!, – aq i njohur gjatë shekujve, i ngjeshur në mijëra këngë me “eja, mblidhuni këtu-këtu!” dhe “bashkouni, o shokë, me ne në çetë!” Është motiv që thërret thellësitë e ndjenjave njerëzore dhe prodhon lotë, poezi, patriotizëm dhe sidomos demagogji të cilësisë më të lartë.

Këtë mbresë nuk ma jepnin ata gjashtë zotërinjtë në fjalë, – u kërkoj ndjesë që ze në gojë ata, – se sa përfituesit kryesorë që i janë përveshur kësaj ndërmarrje dhe ata që nuk duan të përjashtohen prej saj. Nuk është e mundur kurrsesi që të arrihet kurrfarë bashkimi, teksa kujtohen reciprokisht mëkatet, e citohen të ndërsjellta shprehje që meritojnë ndëshkim penal, si ajo thënia e njërit: “Unë kam vjedhur vota për të dhënë fitoren ty, mor maskara!” (Dhe këtë e thotë ai njëri, që po mbush një vit që mban në gojë fjalën “masakër”!)

Ja, vota… Vota që thirret si ndihmësja më e thjeshtë për të zgjidhur e për të sqaruar vendin që zemë në shoqëri. Përmendet shenjtëria e votës, teksa në atë vend të rraskapitur gjatë 30 vjetëve, lutet Zoti për vota të ndershme dhe të ndershme nuk gjenden dot. Në atë vend, ku gjatë 30 vjetëve votat “kurva” na prodhokan gjithmonë dy palë fitimtarësh, nga të cilët, njëra palë gëzon pushtetin dhe pala tjetër qahet katër vjet rresht që është palë e vjedhur!

Nuk mund të ketë kurrë bashkim, kur atij që ke përballë nuk i gjen dhe nuk i lëvdon asnjë gjest fisnik, por i kujton vetëm çfarë ka thënë para 25 prillit dhe ato që ka thënë pas 25 prillit, si është shprehur para dhe pastaj, të nesërmen e 9 shtatorit! Flitet për ura bashkimi dhe nuk shihet asnjë këmbëz ure! Flitet për dashuri dhe prodhohet urrejtje! Është e dukshme pamundësia e një bashkimi, kur në mes të udhës së përparimit do të gjendet gjithmonë ajo figura emblematike e atij njeriu, që në historinë e atij vendi ka sjellë aq përçarje, aq gjak, aq sëmundje dhe aq vdekje.

Në ditët që vijnë e teksa do thirret bashkimi, hija e atij njeriu do të jetë në çdo shesh diskutimesh, në çdo tv shou dhe në çdo faqe gazete. Fati i tij, hej dreq, befas na u bë halli i të gjithëve! Vetëm përfytyroni sikur për të bashkuar njerëzit në këtë parti historike aq të brohoritur kur na erdhi, të ishte sot i përjashtuar, apo i vetëpërjashtuar ai! Është ai, që në viset shqiptare solli mosndëshkimin dhe korrupsionin.

Është menduar se e keqja e shoqërisë është korrupsioni, në një kohë që mosndëshkimi ështa babai dhe nëna e korrupsionit. Nuk ishte nevoja e Blinkenit dhe e amerikanëve për të ditur se ku duhet drejtuar gishti. Ai në konfliktin me ta kërkon provat e dëmeve, që i ka sjellë Shqipërisë!

Milionat e shqiptarëve, duke përfshirë edhe ata që e duan, po t’i tundësh, t’i zgjosh e t’ua kërkosh kur janë duke fjetur, t’i rreshtojnë provat e tij, deri sa të vijë mëngjesi! Prania e tij nuk premton bashkimin që kërkohet. Uroj që përpjekjet të mos sjellin gjak, atë gjak që ka skuqur tërë rrugëtimin e kësaj kuçedre.

Next Post
Kush janë dy personazhet që u mërzitën më shumë pas dorëheqjes së Bashës? E zbulon Vangjeli

Kush janë dy personazhet që u mërzitën më shumë pas dorëheqjes së Bashës? E zbulon Vangjeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In