• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“L’Equipe” i tregon francezëve sesi mposhtet Shqipëria (FOTO)

by Java News
15/06/2016 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E përditshmja më e madhe sportive në Francë i ka kushtuar plot 16 faqendeshjes së sotme Francë-Shqipëri (ora 21).

Ajo ka bërë edhe një bilanc të pikave të dobta të djemve të De Biazit duke u nisur nga paraqitja e tyre në përballjen me Zvicrën. Ajo ka dedektuar tre pika ku kombëtrja jonë mund të thyhet.

1)Loja me kokë

Zvicra bëri diferencën falë golit me kokë të Schar i cili përfitoi në një korne, si nga rrëshkitja e kundërshtarit të tij direkt, po ashtu edhe nga dalja e gabuar e Berishës i cili është fantastik në vijën e tij të portës, por ka problem me lojën në ajër. Në mbrojtje Shqipëria luan me markim individual, por ajo nuk ka lojtarë të fortë në lojën në ajër që mund ta bëjnë atë të sigurtë nga mbrapa. Në tre ndeshjet e fundit ajo ka pësuar sistematikisht gola që vinin nga goditje standarte.

2)Të lëvizësh nga vendi Kukelin

Në letër organizimi i De Biasit parashikon pritjen e kundërshtarëve larg nga porta për të arritur një perimetër sigurie. Mesfushori roje para mbrojtjes Kukeli është shumë i aftë të spastrojë zonën pas kurrizit të mesfushorëve. Por lojtari i FC Zyrihut shpesh harron dhe ndjek kundërshtarin direkt që ka në atë zonë. Franca duhet të ketë parasysh që t’i lërë një lojtar provokues për ta “lëvizur” atë nga vendi.

3) T’i bëjmë të vrapojnë

Shqipëria luajti për gati një orë me dhjetë lojtarë kundër Zvicrës. Duke ditur se ata kanë pasur një ditë më pak pushim sesa Franca, ata do të jenë më të lodhur. Prandaj blutë duhet të qarkullojnë shumë topin me shpresë që t’i lodhin shqiptarët.

Sadiku, pika e fortë

Sipas L’Equipe, në ndeshjen me Zvicrën Armando Sadiku e bezdisi shumë mbrojtjen Helvete. Gazeta bën një krahasim të sulmuesit shqiptar me qëndër sulmuesit më të mëdhenj që kanë luajtur në ndeshjet e para të Euros.  Sulmuesi i Vaduzit ka dhënë shumë më tepër pasa të sakta sesa Manzukiç, Giroud dhe Diouba i Rusisë. Ai renditet me 82% pasa të sakta (10 % më shumë se të tjerët) dhe me 71% të tilla në zonën e 30 metrave të sulmit.

Sipas të përditshmes aftësia e tij është të depërtonte mes dy mbrojtësave qëndrorë zvicerianë zakonisht pas kroseve të Elseid Hysajt. Megjithëse ai i humbi rastet para portës, ai e vuri Zvicrën në shumë vështirësi.Lapsi.al/ a.k

Next Post

Rumani-Zvicër, pjesa e parë mbaron me rezultatin 1-0

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat

“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat

March 28, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Një pyetje: Bordi u ngrit për të ulur, apo për të rritur çmimin e naftës

March 28, 2026

Nikolovski nuk ka mbrojtur Metën, por racizmin ndaj shqiptarëve

March 28, 2026
4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

March 28, 2026
Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

March 28, 2026
Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

March 28, 2026
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

March 28, 2026
“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

March 28, 2026
Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

March 28, 2026
Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In