• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lënia e mandateve, deputeti i Merkel: Veprim i pazakontë dhe i gabuar!

by Java News
21/02/2019 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikolas Löbel, deputet gjerman i CDU-së së Kancelares Angela Merkel, njëherazi anëtar i politikës së jashtme në Bundestagun gjerman dhe bashkëraportues për Shqipërinë, në një intervistë telefonike nga Berlini për Top Channel, flet për vendimin e deputetëve të opozitës që lanë mandatet.

Nikolas Löbel: Është një vendim i pazakontë. Demokracia ndodh në Parlament, populli shqiptar ka votuar për Parlamentin dhe i besojnë atij institucioni që të kujdeset dhe të mbrojë demokracinë dhe shoqërinë. Prandaj, mendoj që është një vendim i gabuar nga ana e opozitës të dorëzojë mandatet dhe të largohet nga ajo dhomë e demokracisë, siç është Parlamenti.

Por, sa do të ndikojë ky veprim i opozitës në vendimin e qershorit që pritet të merret për Shqipërinë?

Nikolas Löbel: Premtimi është dhënë në vitin 2003 për vendet e Ballkanit Perëndimor, që duhet të jenë pjesë e Europës, dhe Gjermania e pjesa tjetër e Europës duan ta mbajnë fjalën. Tani këtë vit, në verë, vendimi do të jetë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më shumë se 90% e popullsisë shqiptare duan të jenë anëtarë të BE-së dhe pjesë e familjes europiane, gjë që e duam edhe ne. Mendoj se Shqipëria pret që ne të vendosim pas kaq kohësh, t’i nisim negociatat tani këtë verë, apo në vjeshtën e këtij viti. Por, anëtarësimi në BE nuk është vetëm përgjegjësi e qeverisë apo opozitës, është diçka e fuqishme që duhet të arrihet si nga qeveria, edhe nga opozita, së bashku, sepse i takon të gjithë shoqërisë dhe shtetit shqiptar të bëhen pjesë e BE-së. Pra, duhet vullneti dhe forca politike e qeverisë dhe opozitës për ta arritur këtë qëllim së bashku. Vendimi për të dorëzuar mandatet nuk është i mirë për qëllimin që duhet të arrijnë së bashku, atë të anëtarësimit në BE.

Nikolas Löbel dha edhe një mesazh të përbashkët për qeverinë dhe opozitën.

Nikolas Löbel: Kam dëgjuar të përmenden disa politikanë gjermanë, që i kanë këshilluar të dorëzojnë mandatet, gjë që nuk është e vërtetë. Ne jemi miq dhe duam të ecim përpara në rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë, si dhe vendeve të tjera të Ballkanit, në BE. Ky është interesi i gjermanëve dhe rruga ku duam t’iu mbajmë dhe në çdo formë që mund t’iu mbështesim, për ekonominë, turizmin, reformën zgjedhore, reforma në drejtësi, luftën kundër korrupsionit. Për të gjitha këto, Gjermania është në krah të Shqipërisë për t’iu mbështetur. Por, këto vendime janë marrë në politikën e brendshme dhe po presim për vendimet e duhura nga ana juaj, për të shkuar drejt BE-së. /tch

/a.meta

Next Post
EMRI/ Premtonte punë në këmbim të parave, pranga mashtruesit

Mashtrime me pensionet, bie në pranga postieri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In