Lëngu nga bari i grurit është një burim i shkëlqyer i vitaminave A, B, C, E dhe K. Në përbërjen e tij ai përmban edhe minerale, si kalciumi, fosfori, magnezi, natriumi dhe kaliumi.Lëngu nga bari i grurit përmban rreth 70% klorofil, i cili është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit kardiovaskular, transmeton koha.net.Lëngu nga bari i grurit ka veti detoksifikimi, për çfarë është i shkëlqyer për lirimin e trupit nga një varg toksinash dhe metalesh të rënda.
Lëngu nga bari i grurit mund të ndihmojë në eliminimin e akneve dhe puçrrave, në riparimin dhe rigjenerimin e lëkurës, flokëve dhe thonjve.Bari i grurit ka veti natyrore antibiotike, të cilat mund të përdoren për t’i lehtësuar dhimbjet dhe sëmundjet e ndryshme.
Bari i grurit mund ta stimulojë punën e sistemit të tretjes, sepse përmban enzima thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit të tretjes.Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i përditshëm i lëngut nga bari i grurit mund të ndihmojë në rregullimin e shtypjes së gjakut.
Lëngu i barit të grurit mund të aplikohet në sipërfaqe të lëkurës për t’i lehtësuar simptomat e artritit. Për ta përgatitur lëngun e barit të grurit do t’ju duhen:
- 1/2 filxhani bar gruri
- 2 gota ujë
- lëngu i një limoni. (b.an)