• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëngu ideal për energji dhe rritjen e imunitetit

by Java News
11/06/2018 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëngjet e frutave dhe perimeve siç është ai me portokall, panxhar dhe karrota, janë të famshëm për vlerat ushqyese që përmbajnë. Këto lëngje zakonisht përfitohen nga shtrydhja ose copëzimi i tulit të tyre. Lëngu ka një shije  të freskët dhe ka përmbajtje të lartë fibre.

Koha e përgatitjes:

10 minuta

Për katër persona
Përbërësit

-1 panxhar i qëruar
-500 gramë karrota të qëruara
-700 gramë portokalle të qëruara

Përgatitja

Prini panxharin, karrotat dhe portokallet në copa të mëdha. Kur të pastroni dhe të prisni panxharin ju këshillojmë të përdorni dorashka kuzhine, që të evitoni njollat që lë lëngu i tij. Të gjitha copëzat hidhini në shtrydhëse dhe për 2-3 minuta do të keni gati një lëng shumë të shëndetshëm dhe të shijshëm.

Vlerat e këtij lëngu

Përveç rritjes së imunitetit, lëngu i panxharit, karrotës dhe portokallit ndihmon dhe në pastrimin e mëlçisë nga toksinat. Panxhari është i njohur për aftësitë e tij për uljen e tensionit të lartë si dhe për parandalimin e ngërçit muskulor. Ai është një burim për kalium, magnez, hekur, vitamina të ndryshme A, B6, C, antioksidantë dhe fibra.

Portokallet nga ana tjetër, janë të pasura me antioksidant dhe vitaminë C. Sigurisht përmes konsumimit të tyre përfitojmë dhe kalcium, bakër, dhe vitaminën B. Të fundit, por jo nga rëndësia, karotat ulin rrezikun e sëmundjeve kardio-vaskulare. Ato kanë nivele të lartë të vitaminës A dhe K që ndihmojnë qarkullimin e gjakut. Karrotat quhen dhe super perimet për shëndetin e syve.

Ky lëng jo vetëm është plot surpriza në shije, por vjen dhe si një paketë për sistemin imunitar. Mund të konsumohet nga të rriturit dhe fëmijët gjatë vaktit të mëngjesit.

Një tjetër lëng shumë i shëndetshëm është ai me panxhar, mollë dhe karrota. Gjeni më poshtë recetën e sugjeruar nga AgroWeb.org

Panxhar, Mollë Karrotë

1 panxhar i madh i qëruar
2 karrota të mëdha
1 mollë jeshile

Priteni panxharin dhe më pas hidheni në shtrydhësen e frutave së bashku me të gjithë përbërësit e tjerë. Hidheni lëngun në gotë dhe shijojeni plotësisht duke përfituar një dozë  ideale ushqyesish për shëndetin tuaj.

Ky lëng ofron shumë energji, lufton lodhjen dhe e ndihmon organizmin të furnizohet denjësisht me oksigjen.
Molla është një tjetër frut që përshtatet mirë me panxharin. Ajo përmban antioksidantë dhe lufton inflamacionin./AgroWeb

ma.me

Next Post
Vrau gruan para dy vitesh, burg përjetë për biznesmenin shkodran

Vrau gruan para dy vitesh, burg përjetë për biznesmenin shkodran

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In