Papa Françesku ka marrë lëndime të lehta në kokë. Ai goditi padashje një pjesë të makinës të tij, gjatë një turneu takimesh në Kolumbi. Një zyrtar për informim i Vatikanit, konfirmoi plagët të cilat u publikuan në media, Papa Françesku “është duke i trajtuar me akull’,raportojnë mediat italiane.
Incidenti ndodhi kur Ati i Shenjtë, 80 vjeç, po udhëtonte me makinën e tij personale të rrethuar me xhama antiplumb dhe e goditi kokën duke dashur ta përshëndeste turmën. Papa Françesku ndodhet për vizitë zyrtare në Amerikën Latine dhe është duke vizituar Kolumbinë, ndërsa ka bërë ndaluar në qytetet Bogota, Medellin dhe Kartagjena.
a.ç