Sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, ka pësuar lëndim në kyç të këmbës, por rezultatet kanë treguar se ai nuk ka pësuar lëndim të rëndë.
Kombëtarja belge ka konfirmuar në Tëitter se futbollisti “do të ndjekë ushtrime individuale”.
Mbetet e paqartë se a do të jetë në gjendje ai të paraqitet për Belgjikën në ndeshjet kualifikuese për Botëror me Bosnje e Hercegovinën dhe Qipron.
Futbollisti ka shënuar shtatë gola deri tani në Premier Ligë, përgatiti Koha. (b.an)