“SPAK ka kërkuar informacione urgjente nga prokuroria e Vlorës pas rastit dhe përfshihet në hetim. Drejt Vlorës nisen oficerë të policisë gjyqësore të SPAK”.
“SPAK ka kërkuar informacione urgjente nga prokuroria e Vlorës pas rastit dhe përfshihet në hetim. Drejt Vlorës nisen oficerë të policisë gjyqësore të SPAK”.
Mbrëmjen e sotme një sasi e konsiderueshme amianti, lëndë e rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, e ndaluar me ligj në Shqipëri, është zbuluar nga policia në një traget që vinte nga Brindisi i Italisë, pa u lejuar që amianti të nxirrej nga trageti imbërritur në portin e Vlorës.
Lëngu i amiantit ishte sjellë nga Italia me traget në drejtim të portit të Vlorës me qëllim për t’u depozituar në Shqipëri, ndërsa policia njofton se janë arrestuar 6 personat përgjegjës me origjinë nga Vlora, mes tyre edhe një grua 55-vjeçare.
Amianti është një fibër natyrale që përdoret për ndërtime, por mjaft i rrezikshëm për shëndetin, arsye pse është rreptësisht i ndaluar dhe me ligj, në Evropë e më gjerë por edhe në Shqipëri. Amianti, një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kancerogjene është përdorur më herët për të ndërtuar kryesisht tavane të vjetra, apo iziolime termike apo kundërzjarre, por tashmë është i ndaluar me ligj.
Operacioni u zhvillua nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria për Kufirin e Migracionin Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës dhe Ministrinë e Mjedisit.
Për shkak të hetimeve, është vënë në sekuestro në cilësinë e provës materiale, trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.