Dy ditë më parë lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në qarkun Dibër ndërkohë që goditje më të lehta kanë vazhduar edhe 48 orët e fundit.
Ndërkohë që nga emergjencat Civile njoftuan menjëherë se bëhet fjalë për disa dhjetëra banesa që kanë pësuar dëme, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka konfirmuar për Report Tv se tani rreth 100 banesa të dëmtuara me plasaritje të lehta.
4.5 ballë ishte tërmeti që goditi Dibrën sipas Institutit të Gjeoshkencës. Lëkundja ishte me epiqendër në Bulqizë dhe thellësi 14 kilometra.
Sipas IGJEUM, vetëm 6 minuta para lëkundjes 4.5 ballë, është regjistruar një tjetër tërmet 3.3 ballë. Lëkundja ka shkaktuar jo pak frikë e panik te qytetarët, të cilët dolën jashtë banesave, teksa thonë se tërmeti ishte i fortë.
Ndërkohë që Bulqiza vijon të përballet me lëkundjet e tërmetit. Brenda 48 orëve janë shënuar 7 lëkundje tërmeti.
/b.h











