Vijon paniku në të gjithë Shqipërinë. Tërmeti i orës 3:55 ka nxjerrë në rrugë njerëzit, që i druhen lëkundjeve të tjera.
Ashtu si bëhet me dije që pas tërmetit me magnitudë 6.3 ballë vendi ynë është goditur edhe nga 21 tërmete të tjera.
Intensiteti i goditjeve ka qenë në zbritje, ku më i forti ishte ai i një ore më parë me magnitudë 5.5 ballë.
Pasojat nga tërmeti janë tragjike, ndërsa deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 6. Raportohet për të tjera persona nën rrënoja, grupet e punës po vijojnë operacionet për shpëtimin e tyre. Dëmet materiale janë të pallogaritshme, ku janë shembur pallate e ndërtesa.
Qindra persona janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën e shpejtë, ndërsa autoritet kanë bërë thirrje për sa më pak lëvizje në rrugë, në mënyrë që të mos pengohen ambulancat.











