• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëkundjet e tërmetit/ Bashkia e Bulqizës jep njoftimin për qytetarët: Në rast tërmeti duhet të…

by
29/10/2021 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëkundjet e tërmetit tronditën mëngjesin e sotëm qytetin e Bulqizës, me një magnitudë 4.4 të shkallës rihter. Të paktën 14 banesa janë konfirmuar deri tani me dëmtime.

Sakaq, Bashkia e Bulqizës ka reaguar duke shpërndarë në rrjetet sociale disa këshilla se si duhet të veprohet në rast tërmeti.

Bashkia gjithashtu i bën thirrje banorëve t’i drejtohen administratorëve të njësive përkatëse për çdo problem lidhur me tërmetin.

Njoftimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë,

Prej dy ditësh territori i bashkisë Bulqizë është tronditur nga disa tërmete të njëpasnjëshme.

Teksa janë shënuar disa dëme materiale, kryesisht në çarje të shtëpive në disa njësi dhe fshatra të ndryshme, fatmirësisht nuk ka humbje jete dhe dëmtime të rënda banesash ku të kërkohet evakuimi i banorëve.

Duke shpresuar që të mos kemi probleme më serioze, për çdo situatë problematike, ju ftojmë t’u drejtoheni administratorëve të njësive ku bëni pjesë, të cilët do të marrin menjëherë masat për t’ju ardhur në ndihmë.

Ndërkohë, lutemi që në situata rreziku të ndjekim disa nga masat e sugjeruara për mbrojtje nga tërmetet:

Uluni menjëherë në dysheme dhe mblidhni duart dhe krahët, përpara se tërmeti të ju rrëzojë.

Mbuloni kokën dhe qafën dhe të gjithë trupin nëse është e mundur, duke u ulur poshtë një tavoline apo poshtë ndonjë mobilie që nuk mund të rrëzohet mbi ju.

Nëse afër jush nuk ka asnjë mobilie mund të uleni dhe të mbuloni kokën dhe qafën pranë një muri të brendshëm.

Nëse ndërtesa juaj është ndërtesë e re, mos rrini pranë derës.

Mbahuni fort pas një mobilieje të rëndë.

Kur nisin lëkundjet gjëja më e mirë që duhet të bëni është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën.

Shmangni padyshim, muret, pasqyrat, mobiliet e larta (dollapët) dhe objektet me shumë xham.

Në rast se jeni në krevat qëndroni aty pa lëvizur dhe mbrojeni kokën me jastëk.Nëse jeni në karrocë, kyçni rrotat e saj dhe qëndroni në vend. Ndërkohë që kokën dhe qafën uleni dhe mbrojeni me duar.

Nëse jeni jashtë shtëpie, gjeni një vend të sigurt ku mos ketë afër pemë, ndërtesa, automjete, etj.Nëse jeni në makinë, ndaloni.. ndizni bllokazhin, vetëm siguroheni që nuk keni parkuar poshtë ndonjë peme, apo në zona të tjera rreziku.

Në rast se ndodheni në ndërtesa të larta, qëndroni aty dhe mos përdorni ashensorët. Qëndroni sa më larg dritareve dhe zonave të tjera të rrezikut.

/b.h

Next Post
Koordinatorët anti-korrupsion të ‘Manjës’, kompetenca hetimore si BKH. Si do përgatitin dosjet për aferat në administratë, rastet në SPAK

Koordinatorët anti-korrupsion të 'Manjës', kompetenca hetimore si BKH. Si do përgatitin dosjet për aferat në administratë, rastet në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In