Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar në bregdetin perëndimor të Kalabrisë, në Itali, pranë provincave të Cosenzas dhe Catanzaros.
Agjensia e lajmeve “Ansa” njofton se janë regjistruar mbi 10 lëkundje, ku më e forta ishte me magnitudë 3.9 të Shkallës Rihter.
Lëkundjet u regjistruan në orët e para të mëngjesit të sotëm. /e.s/