Në qarkun e Elbasanit janë regjistruar lëkundje tërmeti pasditen e sotme.
Tërmeti me magnitutë 3 të shkallës Rihter është raportuar në rreth 9 kilometra nga Librazhdi.
Lëkundjet kanë qenë të lehta, dhe nuk ka pasur asnjë problem.
Sipas IGJEUM, thellësia ka qenë 25 kilometra.
Prej kohësh në Shqipëri ndihen lëkundje sizmike, ku më e forta ishte ajo e 26 nëntorit të vitit të kaluar.
/a.r