Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në Tiranë. Mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete të tjera të vendit.

Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda, ndërsa epiqendra e tërmetit është regjistruar në Krujë.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5,24 rihter.











