• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Leksioni i një eksportuesi

by Shpëtim Luku
02/02/2024 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Luku

Qëkurse euro i zhvlerësua karshi lekut duke i stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë bërë këtë qoftë  në  mënyrë individuale, por edhe në mënyrë institucionale nëpërmjet shoqatave të biznesit që i përfaqësojnë ato. Kane kalkuluar dhe argumentuar dëmet që iu ka sjellë ky zhvillim, sipas tyre negative, për ekonominë shqiptare. Dhe nuk është se nuk kanë të drejtë. Si biznese eksportuese, që kontratat dhe të ardhurat e tyre janë në euro, zhvleftësimi i saj, në kushtet kur mbi 60 për qind e shpenzimeve të tyre janë në lekë iu ka sjellë vështirësi të konsiderueshme.  Por megjithatë, deri tani shumë prej këtyre eksportuesve kanë mbetur thjesht në rolin e ankuesit.

Prej tyre nuk po kuptohet se sektori i punës me porosi ose sic quhet ndryshe fason, është tashmë përballë një realiteti të ri. Rritja e pagës minimale,  emigrimi dhe mungesa e fuqisë punëtoe në tërësi në ekonominë shqiptare ia ka hequr avantazhin konkurues këtij sektori, duke bërë të detyrueshme përshtatjen e tij me rrethanat e reja të krijuara. Po si mund të bëhet kjo përshtatje? Si mund të modifikohet aktiviteti në kushtet e një realiteti të ri për të vazhduar të jetë efikas dhe me impact social?

Një leksion perfekt me këtë temë e jep Julian Bërxulli, Administrator i përgjithshëm i kompanisë AMBRA në Durrës. Edhe gjatë vitit 2023, pra, gjatë vitit kur thuajse të gjithë ata biznesmenë që punojnë me porosi ankohen për tkurrje aktiviteti, AMBRA në të kundërt i ka avancuar të gjithë treguesit kryesorë të saj.  Ka realizuar një aktivitet prej rreth 7.5 milionë euro faturim, që e krahasuar me një vit më parë, përbën një rritje 80-90 për qind. Edhe numri i punonjësve, që është edhe tipari dhe impakti kryesor i këtyre lloj kompanive në ekonominë e vendit  është rritur, duke shkuar në 600 të punësuar, nga 400 që ka qenë vetëm një vit më parë. Po kështu, nëse gjatë vitit 2023, Julian Bërxulli vendosi të zgjeroi kapacitetet e kompanisë së tij, duke marrë edhe një ambient në një bllok magazinash industrial, kjo manovër e rezultoi e dobishme, por e pamjaftueshme. I rezultoi e dobishme sepse nëpërmjet saj u realizua me sukses manovrimi për të ndarë prestarinë me repartet e tjera të kompanisë, cka parashikohej të rriste rendimentin e saj.

Nga ana tjetër, suksesi ishte aq i madh, zënia me punë e këtij objekti të ri ishte aq e plotë, sa tashmë ai nuk mjafton për të përballuar fluksin e punëve të siguruara nga kompania. Cka ka sjellë si nevojë edhe zgjerimin me një tjetër objekt të kësaj natyre. Duke u njohur me këtë realitet të AMBRA-s dhe duke e krahasuar atë me atë që përjetojnë kompanitë e tjera, pyetja se si ia ka dalë kjo kompani është shumë e natyrshme. AMBRA nuk ka ndryshuar aktivitet. Me atë aktivitet që është marrë qëkurse u themelua, me atë aktivitet vijon të merret. Pra realizon punë për klientë të huaj porositës. Por ajo nuk e ka bërë aktivitet në mënyrë rutinore: pra merr dhe realizo porosi nga të njëjtët klientë.

Përgjatë viteve, AMBRA e ka përsosur vazhdimisht veprimtarinë e saj nëpërmjet investimeve të shumta dhe teknologjive të reja. Duke fituar kështu aftësinë dhe mundësinë për të rritur spektrin e klientëve. AMBRA nuk ka ndejtur në shpresë dhe në “mëshirë” të klientëve historikë të saj, ndonëse vazhdon bashkëpunimin korrekt me ta, por e ka zgjeruar rrethin e partnerëve. Pjesë e këtij rrethi janë bërë mjaft kompani cilësore si  SAINT LAURENT,  GIVENCHY,  MAJE,  SANDRO,  CLAUDIE, i LACOSTE në Francë. i BURRBERY, BELSTAFF, STELA MC CARTNEY në Angli. Apo Max Mara dhe Miroglion Fashion në Itali. Së fundmi janë shtuar edhe kompani të mirënjohura si Versace dhe Fendy. Janë që të gjitha kompani shumë prestigjoze në industrinë e veshjeve e aksesorëve.

Pasi, ndryshe nga kompanitë e tjera shqiptare të fushës, Julian Bërxulli ka vendosur të ecë në drejtim të kundërt, duke i dhënë kompanisë së tij statusin unik të të qënit partner i kompanive të veshjeve luksoze. Sipas kësaj filozofie pune, nuk është shumë e rëndësishme sasia e produkteve të prodhuara këtu, por vlera e tyre. Qëllimi është që edhe pjesa financiare për copë që i mbetet kompanisë të jetë sa më e lartë. Kjo mënyrë pune jo vetëm e forcon shumë kompaninë nga ana financiare, por i zgjeron së tepërmi perspektivën asaj. Por që të konkretizohej një qëllim i tillë duheshin kryer investimet përkatëse, të cilat rrisin aftësinë profesionale të kompanisë. Duhej përmirësuar organizimi i punës e një sërë veprimesh të tjera. Dhe fakti që kontratat me partnerë cilësore sa vijnë e shtohen tregon se Julian Bërxulli po e realizon me sukses strategjinë e tij dhe tashmë po vjel edhe rezultatet përkatëse.

Situata e vështirë me të cilën hasen eksportuesit shqiptarë nuk është se nuk ka dhënë efekt negativ edhe tek veprimtaria e tij. Por ndërsa të tjerët ulurasin e bërtasin se po falimentojnë apo se do tju mbeten punëtorët pa punë, Julian Bërxulli pakënaqësinë më të madhe e ka se ka bërë më shumë xhiro gjatë vitit 2023, por me një fitim të rritur jo shumë, krahasuar me atë të vitit paraardhës. Megjithatë një gjë është e sigurtë. Rruga që ai ka përshkuar dhe do të përshkojë në të ardhmen është sugjerimi më i mirë se si të veprojnë edhe biznesmenët e tjerë të këtij sektori.

Next Post
“Më ka ikur vajza nga shtëpia”, babai në Prrenjas denoncon zhduken e të resë

Detaje të reja/ Vetëvrasja e 18-vjeçares në Lushnjë, prindërit: Kishte 1 muaj e martuar, burri e akuzonte për tradhëti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

December 25, 2025
Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

December 25, 2025
Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

December 25, 2025
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

“Sa herë vjen Berisha, PD humbet thellë, shajnë Lulin..”/Analisti: Skenari më i keq, Salianji do i bashkohet tradhtarëve

December 25, 2025
Deputeti gjerman pyet qeverinë federale për ndalimin joproporcional të Veliajt dhe ndikimin e rastit në integrimin e Shqipërisë në BE

“Veliajt iu shkelën të drejtat”, raporti i Avokatit të Popullit: Iu prek privatësia mjekësore nga Policia e Burgjeve

December 25, 2025
740 mijë automjete në Shqipëri, Benz-i i pari në listë

Makinat, ndryshojnë rregullat e zhdoganimit/ Ja sa do të vlerësohen mjetet që hyjnë në Shqipëri

December 25, 2025
Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

December 25, 2025
Bllokadat në Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike

Bllokadat në Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike

December 25, 2025
Kamëz, dy makina përfshihen në një aksident, mbetën të plagosur 4 persona

Kamëz, dy makina përfshihen në një aksident, mbetën të plagosur 4 persona

December 25, 2025
VIDEO/ “Ishin 3-4 veta..!”- Ofendoi në rrjetet sociale, TikTokerja Suada Muça dhunohet brutalisht në Tiranë!

VIDEO/ “Ishin 3-4 veta..!”- Ofendoi në rrjetet sociale, TikTokerja Suada Muça dhunohet brutalisht në Tiranë!

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com