• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Leksione” gastronomie e biznesi/ Meta: Ja pse një pjatë peshk në Durrës kushton më shtrenjtë se sa në Kosovë?

by Java News
11/08/2022 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur disa prej shqetësimeve që sipas tij, ka qyteti i Durrësit. Në një takim me strukturat e partisë në qytetin bregdetar, Meta u shpreh se Durrësi është viktimë e vjedhjeve përmes investimeve.

Duke u ndalur në një çështje shumë të prekshme, siç është turizmi, Meta ngre pyetjen se pse një pjatë peshk në Durrës kushton më shtrenjtë se sa në Kosovë, duke dhene njeheresh “leksione” gastronomie dhe biznesi.

Sipas tij, kjo vjen për shkak se edhe në fushën e peshkimit, një grusht individësh të lidhur me kryeministrin Edi Rama i ndryshojnë ligjet sipas interesit të tyre.

“Durrësi është një qytet dhe rajon me probleme serioze nga pikëpamja sizmiologjike. Një pjesë e ndërtesave që u shkatërruan që patën dhe viktimave erdhën si rezultat i korrupsionit. Kjo ka krijuar një pasiguri për të ardhmen dhe bëri që shumë familje të largoheshin nga Durrësi. 

Shkatërrimi i arkeologjisë, vlerave më të mira historike, kulturore është një dëm i jashtëzakonshëm dhe ka ardhur për shkak të korrupsionit dhe një politike të mirëstudiuar për të zhbërë gjithçka që na jep identitetin tonë si shqiptarë.

Është një politikë e tërë kjo. E keni vënë re se çfarë ndodhi në Tiranë me teatrin, shikoni se çfarë ndodh me Butrintin. Është një politikë e qëllimshme. Ndaj jam i sigurt se ky revolucion antikorrupsion që nuk do të ndalet, do të ketë një sukses të padiskutueshëm falë jo vetëm vendosmërisë tonë për të denoncuar me forcë këtë mafie që ka kapur shtetin prej fyti, por nuk do të ndalet edhe për shkak të përfshirjes së qytetarëve që kupton se korrupsioni po shkatërron vendin tonë.

Në këtë drejtim, unë ju ftoj të gjithëve ju këtu, të rrisim forcën reaguese shqiptare. Të rrisim kapacitetet investiguese, që duan funksionimin e shtetit ligjor. T’u japim besim dhe forcë të gjithëve që të denoncojnë çdo padrejtësi, falsifikim kudo që ndodh. Edhe me një vesë të lehtë përmbytet. Jeni dëshmitar se çfarë ndodh, edhe pse janë bërë gjoja investime. Janë bërë investime për të vjedhur dhe jo për të zgjidhur problemet. Durrësi është një viktimë e madhe e këtij abuzimi.

Me këtë potencial të jashtëzakonshëm që ka, me këto resurse si rrallë ndonjë qytet tjetër, është në këtë situatë që është. Pse kushton më shumë një pjatë peshk në Durrës se sa në Kosovë. Sepse kudo, edhe në fushën e peshkimit janë interesat e mbyllura të individëve të caktuar të lidhur me qeverinë dhe personalisht me Edi Ramën të cilët i ndryshojnë ligjet sipas dëshirës së tyre. Bëjnë ndryshime në ligj për të hequr licensat e të tjerëve” – tha Ilir Meta./m.j

Next Post
EMRI/ Sherr me thika në Elbasan, mbetet i plagosur një 23-vjeçar

EMRI/ Sherr me thika në Elbasan, mbetet i plagosur një 23-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In