13 punonjës policie në Shkodër janë shoqëruar në komisariat dhe janë vënë nën hetim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Mes të shoqëruarve është edhe zëvendës drejtori i policisë së Shkodrës Hajri Kushe.
Efektivët dyshohet kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve.
/f.stafa