• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lejet mjedisore për bizneset e vogla të hiqen fare”, mesazh i ministrit Klosi

by Java News
01/10/2019 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit, i ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 theksoi se institucioni që ai drejton ka kërkuar që lejet mjedisore për bizneset e vogla të hiqen fare.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi përpara disa ditësh se lejet mjedisore, duke qenë se jepen nga ministria e Klosit, pengojnë punën e përditshme të bashkive.

“Për një Shvejk në një zyrë që nuk do t’i ikin këto letra dhe korrupsioni që merr me lejet mjedisore, të gjithë kryetarët e bashkive duhet të marrin ministrin, edhe për një lokal që bën zhurmë, se nuk ka gjasë në botë, siç nuk jam bindur unë, të bindësh një qytetar që Bashkia nuk e ka këtë kompetencë”, u shpreh Veliaj.

Nga studio e “Dita Jonë”, Klosi theksoi se ky është “debat i shëndetshëm” dhe shtoi: “Ne kemi kërkuar që lejet e tipit C, që kanë të bëjnë me bizneset e vogla (furra buke, gomisteri) të mos kenë fare raport me lejen mjedisore. Bashkia, kur jep lejen për një furrë buke, të gjykojë nëse ajo leje e dëmton komunitetin dhe të mos e japë fare. Kemi propozuar zyrtarisht që të hiqen lejet e mjedisit për 5500 subjekte që vuajnë kot nga një leje që nuk duhet të jetë leje mjedisi”.

Më tej, Klosi nënvizoi se “korrupsioni nuk luftohet me deklarata, por me mekanizma”.

“Kemi propozuar edhe që lejet të merren online, të mos ketë fare kontakt me administratën. Nëse dikush kërkon të ndërtojë HEC në zonë të mbrojtur, nuk mund të aplikojë fare për leje. Nuk do të jetë dikush që do ta vendosë nëse ndërtohet apo jo ky HEC, thjesht nuk mund të aplikosh në atë zonë. Kjo është lufta kundër korrupsionit”, deklaroi ministri i Turizmit dhe Mjedisit.

Në lidhje me turizmin, Klosi bëri me dije se “në vitin 2018, në Shqipëri kanë hyrë rreth 6 milionë turistë të huaj dhe këtë vit presim që të shkojmë në 6,5 milionë turistë të huaj”.

“Ne kemi problemin e madh të akomodimit. Gushti ka qenë një sezon pa një dhomë bosh. Sa më shumë të rritet numri i turistëve të huaj, aq më shumë do të rritet përgjegjësia e administratës. Vitin tjetër kemi në plan një fushatë që t’i bëjmë thirrje turistëve shqiptarë të bëjnë më shumë turizëm në Shqipëri sepse ndihmojnë biznesin vendas. Gjithashtu, problem i turizmit shqiptar është mungesa e infrastrukturës dhe mbetjet. Turizmi është biznes i stërmadh, por që kapet në detaje. Turisti vjen për detin, por nëse te dera e hotelit shikon një grumbull plehrash, nuk kthehet më sepse ai detaj ia prish pushimet”, shpjegoi Klosi. /l.m

Next Post
Zëdhënësi i Metës akuza emisioneve televizive: Nuk lanë agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran për të sharë Presidentin

Zëdhënësi i Metës akuza emisioneve televizive: Nuk lanë agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran për të sharë Presidentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In