• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Lejet e ndërtimit, nëse për 10 ditë institucionet nuk përgjigjen, leja quhet e miratuar

by Aalison Pearse Stevens
07/04/2016 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohen detajet për aplikimet on- line për pajisjen me leje ndërtimi, pasi që pas datës 20 Prill, të gjithë qytetarët dhe profesionistët e licensuar mund të aplikojnë  online në portalin e-Albania për t’u pajisur me leje ndërtimi.

Sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit është në fazën finale të testimit dhe do të jetë gati online duke filluar nga data 20 prill. Nga data 20 prill deri më datë 31 gusht 2016, qytetarët mund të vijojnë të aplikojnë në të dy mënyrat: në rrugë elektronike dhe në formë shkresore. Ndërsa, duke filluar nga data 1 shtator 2016, aplikimi, shqyrtimi dhe miratimi i lejeve do te kryhet ekskluzivisht përmes sistemit elektronik.

Aplikimi do t’i dërgohet bashkisë dhe bashkia do të kryeje vete – përmes sistemit – të gjithë bashkërendimin me institucionet e tjera publike, me afate të qarta dhe pa vonesa. Nëse institucionet nuk përgjigjen brenda 10 ditësh, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje.

Afatet

Afati i shqyrtimit të lejes së ndërtimit nga bashkia është 15 ditë, ndërsa institucionet e tjera që duhet të japin mendimin e tyre në lidhje me lejen duhet te përgjigjen brenda 10 ditëve pune. Në rast se institucionet publike nuk i japin përgjigje bashkisë brenda 10 ditëve pune, miratimi/pëlqimi i tyre konsiderohet i dhënë në heshtje dhe bashkia mund të vijojë  më tej me shqyrtimin e aplikimit.

Në çdo rast të mungesës së përgjigjes nga bashkia brenda 60 ditësh nga dorëzimi i kërkesës së aplikuesi, sistemi gjeneron vendim për miratimin në heshtje. Bashkërendimi me të gjitha institucionet që duhet të japin mendimin e tyre mbi lejen e ndërtimit (p.sh. IMK, ZRPP, Shërbimi Arkeologjik, etj.) do të kryhet përmes sistemit elektronik të lejeve nga bashkia përgjegjëse. Mbledhja e tarifave të shërbimit për të gjitha institucionet do te kryhet nga bashkia, si zyrë e shërbimit me një ndalesë, përmes sistemit. Përmes sistemit, do të sigurohet njoftimi i vazhdueshëm i aplikuesve lidhur me statusin e kërkesës së tyre.

Ndarja e lejeve të ndërtimit

Ndarja mes lejeve të ndërtimit për sipërfaqe deri më 250 m2 dhe ndërtimeve me sipërfaqe më të madhe se 250m2. Për kategorinë e parë (leje ndërtimi për sipërfaqe deri në 250 m2) janë hequr disa kërkesa të projektit (projekti i instalimeve) si dhe nevoja e mbikqyrjes së punimeve, me kusht që, firma zbatuese të nënshkruajë një deklaratë noteriale për kryerjen e punimeve konform lejes së ndërtimit.

(javanews.al) M. A

Next Post

“Bomba” e Wikileaks: “Panama Papers” u orkestrua nga SHBA për të goditur Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Protesta e Berishës u bë për të larguar Tikun nga bulevardi dhe Salianjin nga partia

December 22, 2025
Rritja e ekstremit të djathtë në Spanjë përcakton rezultatin e zgjedhjeve rajonale

Rritja e ekstremit të djathtë në Spanjë përcakton rezultatin e zgjedhjeve rajonale

December 22, 2025
Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

December 22, 2025
“Largohu dhe ik”, Flamur Noka përplaset me gazetarin: S’marr pushkën unë djalosh

“O Muli ti je hajdut për vete, je babai i mushkës”/ Përplaset me komentuesit Flamur Noka: O bir, të kam vjedhur gjë?

December 22, 2025
Curri: Rama nuk bën gabim! Studenti im 24-vjeç është duke vdekur sot në paraburgimet e SPAK-ut

Curri: Lapaj, Qori dhe Shehaj nuk i bashkohen Berishës se duan të krijojnë qeveri teknike, u erdhi dita

December 22, 2025
“Nuk ishte pjesë e projektit qëndrimi në shesh, protesta e radhës…”/ Berisha: Do kemi greva e demonstrata

“Nuk ishte pjesë e projektit qëndrimi në shesh, protesta e radhës…”/ Berisha: Do kemi greva e demonstrata

December 22, 2025
Protesta, Berisha nxit dhunë: Të marshojmë drejt Surrelit! Rama meriton fatin e Gaddafit! Të na bashkohet çdo parti opozitare

Molotovët 2.0, kur Doktori hedh më pak se Luli

December 22, 2025
Flamur Noka nxjerr nga Whatsapp-i i grupit të Kryesisë së PD-së, Ervin Salianjin

Flamur Noka nxjerr nga Whatsapp-i i grupit të Kryesisë së PD-së, Ervin Salianjin

December 22, 2025
Berisha dhe “Foltorja”, një udhëtim për në Polin e Veriut…

Kushtet që duhet të plotësojë një protestë, për të rrëzuar Qeverinë

December 22, 2025
Molotovët para Kryeministrisë, shoqërohen në polici 10 protestues! Para komisariatit edhe një grup deputetësh të PD

Molotovët para Kryeministrisë, shoqërohen në polici 10 protestues! Para komisariatit edhe një grup deputetësh të PD

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In