Nga Ylli Pata
Fatmir Mediu është një deputet i Kuvenditt ë Shqipërisë, i cili që prej 16 vjetësh është nën hetim për katastrofën e Gërdecit.
Ngjarjes së tmerrshme, ku më 15 mars 2008 u hodh në erë një punishte demontimi municionesh, e cila kishte si objektiv kryerjen e sa më shumë volume pune, për ta çuar mallin në aeroportin e Rinas, e më pas larguar jashtë shtetit, ku nga shpërthmi humbën jetën 28 vetë dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.
Mediu, ministër i Mbrojtjes në kohën e ndërtimit të punishtes së vdekjes, u kërkua që të hetohet që prej Prokurorisë së Përgjithshme në atë kohë, e cila kishte kompetencë të ndiqte personazhet VIP. Në fillim, pa dëshirë, madje duke shfryrë ndaj Prokurorisë me gojën e kreut të atëhershëm të Kuvendit Jozefina Topalli, mazhoranca e atëhershme ja hoqi imunitetin Fatmir Mediut për tu hetuar për katastrofën e Gërdecit.
Mirëpo, as një vit pas nisjes së hetimeve, u bënë zgjedhjet e vitit 2009 dhe Fatmir Mediu u zgjodh sërish deputet, duke rifituar imunitetin. Por Prokuroria e Përgjithshme, e cila kishte dorëzuar në Gjykatë dosjen e tragjedisë nuk e kërkoi më imunitetin e ish-ministrit.
Pas 14 vjetësh, me insistimin e Zamira Durdës, mamasë së Edisonit 7 vjeçar, i cili humbi jetën ndërsa po i çonte drekën djalit të xhaxhait të tij, procesi për Gërdecin është rihapur.
Rihapja e Gërdecit, ndodhi në fakt më shumë, si pjesë e presionit që Zamira Durda dhe një pjesë e mediave në hqipëri kanë kryer prej vitesh, për të hetuar atë pjesë që nuk e kreu procesi i parë.
I cili u mor më shumë me atë që e quajti “aksident teknologjik”, sesa me aferën e vërtetë të Gërdecit, i cili ishte korrupsioni dhe abuzimi i pushtetit.
Korrupsioni kishte të bënte me aferën e “përpunimit” dhe tregtimit të municioneve luftarake nga njësi dhe individë privatë që kishin leje nga qeveria e kohës për ta bërë këtë, në këmbim të pagesave dhe rrushfeteve. Për të cilat ka dëshmi deri në drejtësinë amerikane nga i ndjeri Kosta Trebicka, ka shkrime nga mediat shqiptaret, duke nisur nga TemA e deri nga The New York Times.
Rinisja e gjykimit ishte një odise më vete, pasi një pjesë e madhe e “juristëve të paneleve” i binin fort legenit të parashkrimit të veprës meqë kishte kaluar afati 10 vjeçar.
Edhe pse në realitet nuk bëhet fjalë pë “aksidentin teknologji” po për pjesën që nuk është hetuar, përkatësisht korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin me pasojë vrasjen apo tentativën për vrasje.
Hapja e procesit ka ndodhur prej dy vitesh, mirëpo në publik pak dihet për zhvillimin e tij, burimi kryesor që furnizon publikun gjatë ditëve kur paraqitet është deputeti Fatmir Mediu. i cili natyrisht është kritik ndaj akuzës dhe e kundërshton atë si brenda në sallë, si para mikrofonave që e presin në vendin që tashmë quhet “stacioni i trenit”, edhe pse trena nuk kalojnë kurrë.
Gjithsesi, edhe pse Mediu është i lirë jo vetëm në aspektin fizik, por edhe të shkojë lirisht jashtë shtetit, gjë që shpesh e përdor edhe justifikim për procesin, gjyqi vijon pa problem.
Ashtu siç edhe Sali Berisha, i cili e nisi statusin e tij si person i hetuar nga detyrim-paraqitje në arrest shtëpiak më shumë për mos zbatim të masës sesa si shtrëngesë parapake.
Dosja “Partizani” ndodhet në proces, ndërkohë që Sal Berisha, edhe detyrimin për paraqitje e ka kthyer me mjeshtëri duhet thënë, në një akt politik PR-i. Gjë që ska asnjë problem, pasi këto jan rregullat e lojës.
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese, ndodhet në arrest me burg prej një viti, e statusi i tij i sigurisë nuk ka sjellë fare përparimin e dosjes. E cila është lotësuar me veprat e reja për sjelljen e Veliajt në burg, sesa me veprën që ka nisur hetimi.
Për të ardhur në të gjitha rastet jo vetëm në Shqipëri, pore dhe në vendet e tjera të botës; “prangat e lehta” janë më shumë një akt politik sesa një masë sigurie.
Në Britaninë e Madhe, ndodhën para pak kohësh dy arreste të forta VIP. Princi Andrew, domethënë vëllai i Mbretit(kreut të sihtetit) u mr nga olicia për një krim shumë të rëndë për Kodin Penal të Mbretërisë së Bashkuar. Atë të tradhëtisë, pasi dyshohet se i ka dhënë material të klasifikuar Jeffrey Epstein-it. 24 orë pasi u mor në pyetje në stacionin policor nga prokurori, ai u lirua dhe po hetohet në gjendje të lirë. Në të njëtin status ndodhet edhe ish-ministri e ish-ambasadori, Peter Mandelson.
Është rasti i ish-Presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, i cili hyri në burg vetëm pas vendimit definitive, pore dhe prej aty doli e nuk qëndroi shumë.
Megjithatë, ka edhe raste kur politikanët e rëndësishëm paraburgosen, por e gjitha kjo është pjesë e jë mjedisi politikisht të polarizuar e të frustruar.
José Luis Ábalos, është një politikan shumë i njohur dhe i fuqishëm në Spanjë. Një nga politikanët më të sukseshëm të Partisë Socialiste të Punëtorëve të Spanjës së Kryeministrit, Pedro Sanchez, Abalos ishte një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.
Mjeshtri i fitoreve elektorale të rëndësishme në zonën e Valencias dhe Costa del Sol, Abalo ka qenë ministër i Transportit dhe Infrastrukturës në qeveritë socialiste.
Fitorja e tre mandateve për PSOE e Sanchez-it u shoqërua me akuza nga opozitat e vendit për korrupsion, konflikte interesi, abuzime etj etj. Një nga bashkëpunëtorët më të akuzuar ishte natyrisht José Luis Ábalos.
I cili më 27 nëntor të vitit të shkuar u arrestuar dhe aktualisht ndodhet në burg me vendim të Gjykatës Supreme për abuzim dhe pengimtë hetimit. Ky arrest ishte i pari në Spanjë që nga rrëzimi i regjimit të Francos, edhe pse hetime ndaj zyrtarëve ka pasur pa fund.
Ky rast pati një diskutim të gjerë publik, por Gjykata u justifikua me argumentin se ish-ministri kishte prerë biletat për tu arratisur jashtë vendit.
Megjithatë, ka pasu edhe zëra në mjediset e gjyqësorit spanjoll, që e kanë konsideruar këtë masë një këmbanë që “kardinalët” e lartë të drejtësisë së këtij vendi i kanë për të sinjalizuar politikën dhe pushtetin.
Këmbana që herë pas herë, bien në vende të ndryshme kur ka faza statusquo-je, por kemi të bëjmë një përjashtim e jo rregull. i cili jo vetëm për politikanët, të cilët janë të votuar, por edhe të tjerë respektohet me logjikën se arresti me burg është një masë ekstreme. E merret në kushte ekstreme apo flagrancës. Në kushtet, si naë rastin “Abalos”, praktikohet si këmbanë, ai nuk bëhet fenomen, por mbetet një rast, i cili edhe si i tillë nuk do të zgjasë shumë. Pasi këto ditë pritet dalja në liri e ish-ministrit.











