• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Leja e ndërtimit/ Biznesmeni: M’u shit si mik i Ramës, ja si më mashtroi Ciruna

by Java News
04/04/2019 07:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Petraq Koka, biznesmeni i kompanisë “Speed Engineers” i cili është mashtruar nga Klodian Ciruna, djali i konsulles së nderit të Indonezisë në Shqipëri, tregon mënyrën se si ra pre e mashtrimit klasik. Koka në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” tregon kalvarin e tij për marjen e lejës ndërtimore në bashkinë e Tiranës dhe në pamundësi për të filluar punimet e në trysninë e pronarëve të tokës të cilëve po ju shembet shtëpitë, ai ka rënë kontakt me Klodian Cirunën, i cili i prezantohej si njeri intelektual dhe i lidhur me familjen e kryeministrit Rama.“…m’u paraqit se kishte lidhje, duke me treguar se biografia e tij kishte afrimitet me familjen kryeministrore të vendit, duke qenë se ishte mik i ngushtë i të birit të Edi Ramës…”-thotë Petraq Koka. Gjithçka ka qënë për nxjerjen e lejës së ndërtimit në bashkinë e Tiranës, lejë të cilës sot e kësaj dite nuk e ka marrë, megjithëse dosja me të gjithë dokumentat është përpiluar në mënyrë të rregullt.

Ai apelon që administrata e bashkisë së Tiranës, të marrë një vendimarje për këtë dosje dhe ta paisë me lejë ndërtimi, pasi që prej vitit 2003 që ka aplikuar e deri më sot nuk ka një përgjigje zyrtare nga bashkia nëse do miratohet ose jo kjo lejë ndërtimi. Petraq Koka, thotë se pavarësisht prokuroria ka marë të pandehur dhe ka futur në burg Klodian Cirunën, organi i akuzës nuk e ka kryer të plotë hetimin, pasi në këtë skemë mashtrimi Ciruna ka pasur bashkëpuntorë të tjerë, që orkestronin të gjithë planin e tij, për të bërë mashtrimet e ndryshme. Petraq Koka është vetëm njëri nga biznesmenët që ka denoncuar në prokurorinë e Tiranës dhe publikisht Klodian Cirunën. Ky i fundit, tre biznesmenëve që kanë bërë kallëzim në prokurori i ka marë një shumë financiare prej 488 mijë e 300 euro, duke i premtuar se do u nxirte lejë ndërtimi për pallat apo duke i shitur apartamente një shtetasi italian.

Zoti Koka, mund të na thoni se çfarë ka ndodhur me personin që tani ndodhet në burg, Klodian Ciruna, dhe çfarë marrëdhënieje keni pasur ju me këtë person?
Ne ndërtuesit jemi përballë sikleteve të jashtëzakonshme. Në çdo lloj kohe kemi qenë kështu. Imagjinoje sikur të kesh një familje që në 2003-in ose 10 familje, më fal, që në 2003-in, të cilat jetojnë në kushte mizerabël, u ka rënë çatia, ndërkohë që ti i ke siguruar me apartamente, ke investuar tek ata, ke hedhur lekët e jetës tënde dhe ndeshesh përballë një bashkie që hesht, në të gjitha kohët, në të gjitha sistemet. Bashkia që të sjell vërdallë.Kështu që ne ishim përballë një situate kritike në 2017-ën sepse kryetari i ri i bashkisë që u zgjodh nga shumica e popullit, zoti Veliaj, deklaroi që do të kishte zero ndërtime në Tiranë. Dhe kjo na trishtoi, na trembi, plus që u deklarua që do të rritej taksa në maksimum dhe kërkonim që të gjenim zgjidhje për problemin. Ndërkohë që jemi në presion të vazhdueshëm nga pronarët e truallit sepse kanë shumë të drejtë. Edhe unë po të isha në vendin e tyre, do të bëja të njëjtën gjë.

Kështu që në kushtet kur je përballë një presioni të tillë, ti kërkon lloj-lloj zgjidhjesh. Dhe një ditë të bukur, nëpërmjet njohjesh që janë luajale dhe të besueshme, m’u paraqit zoti Ciruna, Klodian Ciruna, me maskën e njeriut intelektual, studiuar në Milano, ishte jurist dhe që, për më tepër, unë jam nga Bregdeti dhe gjyshi i tij, zoti Petro Ciruna, ka qenë burrë i nderuar. Domethënë rrjedh nga një familje me tradita, familje me reputacion. M’u paraqit se kishte lidhje, duke me treguar se biografia e tij kishte lidhje me familjen kryeministrore të vendit, duke qenë se ishte mik i ngushtë i të birit të Edi Ramës.

Nuk është gjë e jashtëzakonshme që ky të jetë miku i tij, sepse ky është nga Vunoi me origjinë, ku edhe kryeministri është nip prej tij. Edhe familjet e tyre, Petro Ciruna ka pasur lidhje me Zaho Kokën, më duket se ka qenë i martuar me motrën e Zaho Kokës, heroit të luftës.Kështu që, është një lidhje e besueshme sepse shpesh këto ditë më vijnë mesazhe, ku më thonë që “…kaq budalla je ti që ke besuar te një sekser…?”.Nuk ishte një sekser dosido. Ai ishte një sekser me shumë lidhje dhe kjo është edhe arsyeja që unë në fakt pranova të jap këtë intervistë, sepse mendoj që Prokuroria nuk e ka hetuar me themel çështjen.

Çfarë mendoni ju se nuk ka bërë Prokuroria? Mendoni ndonjë veprim që Prokuroria nuk e ka bërë në këtë rast dhe e ka çuar vetëm të pandehur Klodian Cirunën, apo ju pretendoni që në këtë çështje janë implikuar edhe persona të tjerë, duke u hequr si Edi Rama apo si djali i tij?
Kjo ka qenë një skemë e mirëorganizuar,sepse kur isha me të, mua më vinin mesazhe nga disa telefona të ndryshëm. Se kush janë ata, unë nuk e di, por Prokuroria duhej që ta kishte hetuar mirë këtë histori. Ai duhej të jepte llogari deri më një. Dhe kam përshtypjen se Prokuroria po e mbulon këtë çështje.

Nga momenti kur është arrestuar Klodian Ciruna dhe deri më sot, keni pasur ndonjë komunikim me të ose me familjarët e tij lidhur me problemin që ka lindur mes jush, tashmë?
Kam marrë një herë një sinjal, nga një i njohuri im, që ata pranojnë të negociojnë, por më pas nuk është paraqitur. Në fund të fundit, unë nuk dua që ai të dënohet, por dua që të dëmshpërblehem për dëmin që më është krijuar sepse nuk është puna se ato lekë janë vetëm të miat.Ne kemi marrë edhe lekë borxh për të paguar dhe njerëzit i kemi mbrapa kurrizit.Gjithmonë përpiqemi që të qëndrojmë korrektë me ta, por me idenë që do të rikompensohen,duke ndërtuar, duke marrë lejen e ndërtimit, ndërkohë që kjo leje ndërtimi, pavarësisht se pata premtime nga Bashkia, dhe unë besova si qytetar i këtij vendi, por edhe si intelektual, si njeri që kam 40 vite që punoj në ndërtim, si pedagog shpeshherë në Fakultetin e Inxhinierisë, si njeri që kam punuar jashtë në profesion, si prind i tre fëmijëve të rritur, të studiuar, si të gjitha këto mendova që do të trajtohesha si qytetar i dëmtuar. Aktualisht leja e ndërtimit sillet vërdallë. Unë u bëj letra të gjithë krerëve të bashkisë dhe nuk marr përgjigje. Domethënë kjo çështje dhemb akoma.Po të shihni shtëpitë ku banojnë pronarët, me të cilët unë kam lidhur kontratën, janë duke vdekur, janë në moshë të madhe, janë njerëz që jetojnë në kushte mizerabël, që u kanë rënë çatitë dhe leja nuk jepet. Nuk ka asnjë motiv. Kështu që nuk dua të akuzoj njeri.

Dokumentacioni nga ana juaj si kompani ndërtimi është përpiluar, është plotësuar dhe ndodhet në Bashkinë e Tiranës?
Po.

Prej sa vitesh?
Në Bashkinë e Tiranës, në kohën e Lulzim Bashës, në 2014-ën, ishin gati mbi 5.000 leje ndërtimi. Me urdhrin e kryeministrit Rama, në gusht të 2014-ës u bllokuan, kur u bë moratoriumi i ndërtimeve. U bllokua bashkë me 30 dosje të tjera. Nuk e di përse nuk e dha lejen Basha në atë periudhë, sepse ai ishte në momentin që duhej të jepej leja. Edhe për atë Bashki të hershme, kam ankesë të madhe sepse është e padrejtë që biznesin e ndërtimit ta trajtosh si skllav. Ndërkohë, tani, unë kam bërë aplikim pas aplikimi, i kam plotësuar të gjitha letrat që këta duan, u bëj edhe letra ku u kërkoj përgjigje, dhe më thonë që është në proces ose nuk më përgjigjen fare.

Pavarësisht se Prokuroria ka nisur një çështje penale dhe ka maarrë të pandehur z.Ciruna, duke e akuzuar për mashtrime në shuma të mëdha, ju si person i dëmtuar në këtë rast, keni nisur ndonjë proces civil për dëmshpërblim? 
Unë kam ngarkuar një avokat për ta ndjekur, duke qenë se unë nuk jam jurist dhe termat juridike, sado që kam lexuar dhe kam njohuri të mjaftueshme. Është një avokat, i cili po e ndjek çështjen. Kështu që do të kalojë në çështje civile, por ndërkohë ai është një njeri që nuk ka, me sa kam dëgjuar unë, asnjë lloj të ardhure, nuk ka asnjë lek dhe lekët nuk e di ku i ka çuar. Dhe kjo është edhe ankesa dhe kërkesa e kësaj interviste, që t’i çojë një mesazh Prokurorisë se ai njeri duhet të hetohet. Duhet të hetohet edhe se kush janë bashkëpunëtorët e tij.

Kush është Klodian Ciruna
Ciruna, djali i konsulles së nderit të Indonezisë në Shqipëri
Klodian Ciruna, personi që mashtroi tre biznesmenë në Tiranë duke u marrë një shumë prej 488 mijë euro,rezulton të jetë djali i konsulles së nderit të Indonezisë në Shqipëri.Mësohet se Ciruna që momentalisht ndodhet i izoluar në burg, është djali i Irma Kapllanit. Duke ju referuar listës publike të konsujve të nderit që ministria e Jashtme ka publikuar, rezulton se Irma Kapllani është konsulle e nderit e Indonezisë në Shqipëri.Dy ditë më parë konsujt e nderit me urdhër të ministrit të Jashtëm në detyrë Gentian Caka, janë detyruar të dorëzojnë targat diplomatike, duke u “zhveshur” nga imuniteti diplomatik. Klodian Ciruna, është një person që herë hiqej si prokuror herë si gjyqtar dhe me dikë tjetër prezantohej si djali i kryeministrit dhe herë si vetë kryeministri Edi Rama, është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës,për akuzën e “Mashtrimit me shumë se një herë” dhe në ditët në vijim Ciruna do përballet me akuzat në gjykatë. Sipas hetimeve të kryera Ciruna rezulton të ketë mashtruar tre biznesmenë, mes tyre dhe një italian duke u marrë atyre në total një shumë prej 488.300 mijë euro. Klodian Ciruna, i cili rezulton pronar i një qendre “Call Centeri” në Tiranë, sipas dosjes së prokurorisë ka mundur të mashtrojë italianin Tommaso Sciavon, biznesmenin Luan Duraj dhe ndërtuesin Petraq Koka./raport.tv

 

 

/a.meta

Next Post
Horoskopit i dashurisë: Shenjat me fat në fundjavë

Njihuni me dy shenjat më me fat për sot, e enjte 4 prill 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama, mes politikës dhe artit! “Frankfurter Allgemeine”: Kryeministri polarizues i Shqipërisë

Rama, mes politikës dhe artit! “Frankfurter Allgemeine”: Kryeministri polarizues i Shqipërisë

January 8, 2026
“Sita” e kolaudimit, 23% e mjeteve “ngelen në klasë”, tymrat dhe frenat penalizojnë 81 mijë shoferë

“Sita” e kolaudimit, 23% e mjeteve “ngelen në klasë”, tymrat dhe frenat penalizojnë 81 mijë shoferë

January 8, 2026
“Kërkoi falje vlonjatëve”- Tedi Blushi debat me kryebashkiaken Mersini: I latë pa ujë dhe i përzutë me polici

“Kërkoi falje vlonjatëve”- Tedi Blushi debat me kryebashkiaken Mersini: I latë pa ujë dhe i përzutë me polici

January 8, 2026
FOTOT/ Përmbytjet historike në Shqipëri: si u ndal vërshimi i natyrës ndër vite

FOTOT/ Përmbytjet historike në Shqipëri: si u ndal vërshimi i natyrës ndër vite

January 8, 2026
“Nga parti e shpresës, ka përfunduar te flakadanët”, analisti: PD tenton të sillet si e riorganizuar, por…

Tërbimi i motit/ Meçe: Viktima e Durrësit nga përmbytjet, të shpallet dëshmor!

January 8, 2026
Qeveria emëron Plator Nesturin si Prefekt të Qarkut Vlorë

“Fenomeni i ‘taposjes’ shkaktoi përmbytjet”, ish-Prefekti: 13 banesa ndodhen në shtratin e lumit në Novoselë

January 8, 2026
Zjarri te tregu i rrobave të përdorura, prefekti i Tiranës: I vështirë neutralizimi i flakëve, kemi kërkuar ndihmë nga..

Zjarri te tregu i rrobave të përdorura, prefekti i Tiranës: I vështirë neutralizimi i flakëve, kemi kërkuar ndihmë nga..

January 8, 2026
Sulmi në Minesota, JD Vance: Një tragjedi! Clinton: Dhunë e paligjshme e administratës Trump

Sulmi në Minesota, JD Vance: Një tragjedi! Clinton: Dhunë e paligjshme e administratës Trump

January 8, 2026
Tiranë, zjarri merr përmasa të frikshme/ Nisen forcat zjarrfikëse nga Elbasani, kërkohet ndihma e Ushtrisë

Tiranë, zjarri merr përmasa të frikshme/ Nisen forcat zjarrfikëse nga Elbasani, kërkohet ndihma e Ushtrisë

January 8, 2026
Zëvendës-kryeministri martir!

Zëvendës-kryeministri martir!

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In