Lideri i Premier Ligës, Leicester City, raportohet se po konsideron transferimin e legjendës italiane të Romës, Francesco Totti. 39-vjeçari është pjesë e Romës që nga 1989 dhe ka realizuar 300 gola në 751 ndeshje për klubin italian.
Kontrata e lojtarit skadon në fund të sezonit, dhe raportohet se ai mund të pensionohet pas lëndimeve të pësuara sezoneve të fundit. Megjithatë, sipas “Fichajes.net”, trajneri i Leicesterit Claudio Ranieri dëshiron t’ia ofrojë Tottit shansin që të luajë në Premier Ligë.
Besohet se Roma do t’ia ofrojë Tottit një pozitë në bordin e klubit.