Loic Remy pritet të largohet nga Chelsea gjatë merkatos së janarit.
Sulmuesi i Chelseat, Loic Remy, nuk është aspak i kënaqur me situatën e tij te Chelsea i cili ka startuar vetëm në katër ndeshje në të gjitha garat këtë edicion.
Leicester City, që për momentin janë lider të Premielrigës, janë duke tentuar që ta transferojnë Remyn.
Trajneri i Leicester Cityt, Caudio Ranieri, beson se skuadra e tij mund të luftojë seriozisht për titullin e kampionit dhe për këtë dëshiron ta transferojë një tjetër sulmues me përvojë që do t’i ndihmonte shumë dyshes Jamie Vardy e Riyad Mahrez.









