M’Baye Babacar Niang mund të largohet nga San Siro në këtë afat kalimtar të janarit.
Mediat italiane janë duke raportuar se skuadra angleze, Leicester City, ka ofruar 15 milionë euro për sulmuesin 21 vjeçar të Milanit, M’Baye Babacar Niang.
Sipas mediave italiane, kjo shifër duket se ka joshur drejtuesit e klubit nga San Siro.
Të premten , drejtuesit e Milanit do të mblidhen dhe do të konsultohen me trajnerin Sinisa Mihajlovic nëse e dëshiron ende në ekip lojtarin apo të përfitojnë nga kjo ofertë e Leicester City.









