• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lehtësia me të cilën merret leja e drejtimit për një skaf/ 10 ditë kurs për 680 euro

by Java News
04/08/2016 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksidenti i rëndë në Himarë ku skafi i një biznesmeni i shkaktoi vdekjen një turisti nxjerr në pah sa e lehtë është të sigurosh një leje drejtimi skafi, barke apo motori uji në shqipëri dhe sa pak rregulla duhen zbatuar. Dëshmia e aftësisë për drejtim për mjetet e vogla lundruese deri 24 metra të gjata, lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshme detare pas një kursi 10 ditor për 680 euro. Edhe me më pak kosto është leja e drjetimit të motorëve të ujit, e cila kushton vetëm 240 euro përmes një kursi dy ditor.

Çdo drejtues që zotëron apo ka në përdorim një mjet, duhet të pajiset edhe me lejen e lundrimit e cila i lëshohet të interesuarit brenda pesë ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. Pesë ditë nga leja e lundrimit i interesuari bën edhe regjistrimin e mjetit, pasi kryen zhdoganimin e tij. Edhe më të lehta janë procedurat për mjetet e matrikulluara jashtë shtetit, si rasti i skafit që shkaktoi vdekjen e turistit në Himarë, i cili rezulton i regjistruar në Maltë.

Pronarët e këtyre mjeteve thjesht duhet të deklarojnë me shkrim, në çastin e mbërritjes në port, praninë e tyre dhe arsyen e ardhjes, si dhe kohën e qëndrimit në ujërat territoriale shqiptare. Ndërkohë që kanë detyrim të deklarojnë me shkrim në zyrën e Policisë Kufitare planin e lundrimit në rastet kur ai parashikon tejkalimin e dy miljeve larg bregut, ose të 0,2 miljeve për Kanalin e Korfuzit.

Por problemi kryesor i këtyre mjeteve ka të bëjë me faktin nëse drejtuesit njohin apo jo legjislacionin shqiptar në lidhje me kushtet e sigurisë gjatë lundrimit në zonat e populluara nga plazhistë. Sipas ligjit shqiptar, përveç kushteve teknike në bord, Drejtuesit e skafeve deri 24 metra duhet të respektojnë një distance prëj 50 metrash nga motorët e ujit, dhe 100 metra nga notuesit.

Ndërsa për motorët e ujit, distanca më e afërt e lundrimit dhe e kryerjes së aktivitetit duhet të jetë 150 deri 200 metra nga bregu (në vartësi të thellësisë). Distanca maksimale e lundrimit nga bregu më i afërt për këto mjete lundruese të jetë jo më shumë se 2 milje për barkat dhe 1 milje për motorët e detit.

Ligji shqiptar përcakton gjithashtu një Trajnim bazë për përdorimin e mjetit lundrues. Përmes tij përdoruesit e mjeteve marrin njohuri të përgjithshme mbi zonën, kushtet e motit, rreziqet dhe afatin kohor të autorizuar, kushtet teknike të motorit, si dhe rripin e sigurisë që vihet në dorë për fikje automatike të motorit apo litarin e sigurisë (për skafet, jet ski dhe motorët e ujit)./shqiptarja.com/a.k

Next Post

Vlorë/ Asgjësohen 17 parcela me kanabis, autorët ende në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In