• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Lehtësia e papërballueshme e programeve ekonomike

by Anila Denaj
03/02/2021 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anila Denaj

Prag zgjedhjesh.

Miliona euro investime.

Mijëra vende pune. Ulje taksash dhe rritje pagash.

Investime në arsim, shëndetësi e infrastrukturë.

Premtime pafund.

Një betejë e madhe shifrash, që veç me shifrat nuk ka kurrfarë lidhje.

Debati mbi ekonominë, pa shifra dhe me ëndrra apo dëshira të liderëve opozitarë, sfumon çdo lajm që vjen nga bota kovidiane.

Mbështjellë me shifra dhe numër të rritur infektimesh kudo në botë, me kufizime më të ashpra protokolli anti-covid nga vendet, ai del krejt i shkoqur nga realiteti.

Në vend që për të parën herë të kishte nje qasje te unifikuar me debate te orientuara drejt politikave ekonomike, mundësisë për të ofruar “receta shëruese” për industritë e dëmtuara dhe ridimensionimin e tyre – të gjithe i janë “vërsulur” sistemit fiskal, djep i çdo premtimi elektoral, pa menduar pasojat, se ku do të na cojë në pak vite kjo qasje.

Ulja e taksave dhe premtimet për mrekulli

Nëse do të pyetej në një moment biznesi i vogël, ai me tatim mbi fitimin zero, sot, dhe ai i madh, me lehtësira të shpeshta në vite, do të merrnin pritshmëri për qartësi, thjeshtësi dhe qëndrueshmëri.

Biznesi është i lodhur me dogma fiskale. Ka sigurisht nevojë të thjeshtohet, të rishkruhen udhëzimet, madje të eleminohen edhe gabime.

Por këto nuk janë parësore për asnjë biznes sot. Sot më shumë se kurrë, biznesi ka nevojë për konkurencë të drejtë, likuiditet, tregje të reja, kontrata të reja, për perspektivë ekonomike të investimeve, për investime në burime fizike por mbi të gjitha në burime njerëzore.

Nevoja për politika ekonomike

Individëve, të cilët kanë jetuar taksimin e padrejtë në kohën e Atyre, që sot prodhojnë një kopje të sistemit progresiv me fasha të ndryshme, të veshur me termin e taksimit të sheshtë, u duhet thënë troç dhe me shifra se 9% është në të fakt një trajtim preferencial për ata që fitojnë më shumë.
Ata janë në të drejtë të politikës së tyre të djathtë, por të paktën të mos e veshin me petkun populist. Të gjithë individët me pagë dhe pensionistët, kanë nevojë të besojnë, në premtime të qëndrueshme dhe të arritshme në kosto.

Programi i ekonomik i Partisë Demokratike në thelb paraqet qasje jo-realiste. Ai shpreh qartësisht uljen e konsiderueshme te të ardhurave të Buxhetit të Shetit dhe angazhohet në rritjen e shpenzimeve publike, në një kohë kur pas goditjes së tërmetit edhe pandemisë, ekonomia është akoma më e brishtë.

Pra, nuk kemi të bëjmë me një filozofi të djathtë si “qeverisje e vogël”, ku ulen taksat dhe zvogëlohen shpenzimet publike (duke i lënë ne dore individit alokimin e shpenzimeve).

Dhe, as kemi te bëjmë me një filozofi të majtë, ku rriten taksat për një shtresë (të ardhurat) për të shtuar shpenzimet publike, duke u bazuar tek rishpërndarja (baza e taksimit progresiv).

Kemi një propozim krejtësisht elektoral edhe të pabesueshëm, që zotohet t’i ulë ndjeshëm taksat dhe të rrisë ndjeshëm shpenzimet.

I pabërballueshëm. Dhe, i paarritshëm.

Efekti për të financuar këtë program në 2022-2025 është rreth 4.26 miliardë USD (shumë kjo e pamundur për t’u gjeneruar me taksa më të ulëta apo qoftë edhe në formë huaje.)

Programi paraqet mospërputhje në qëndrimet e vetë opozitës dhe nxjerr në sipërfaqe disa aspekte kontradiktore.

Opozita përmend luftën kundër Oligarkisë, ndërkohë nuk përmend në emër asnjë “Oligark”, dhe ofron ulje të tatimit mbi fitimin nga 15% ne 9%, ul taksat bizneseve të mëdha me rreth 14.6 miliardë lekë apo rreth 146 milionë USD (në terma të vitit 2019).

Objektivi kryesor thotë se është dyfishimi i të ardhurave për frymë.

Për ta realizuar këtë premtim brenda një mandati, rritja ekonomike mestare duhet të jetë 18.9%. Në dy mandate kërkohet që ajo të jetë 9.1%. Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, në vitin 2019, rritja më e madhe ekonomike vjetore në nivel global ishte 11.3%.

Opozita po ashtu shprehet për masa kundër edhe atyre reformave, që kanë pasur impakt në financat publike (në energji dhe të pensioneve) dhe të cilat konsiderohen pozitive për vendin. Kuptohet pa treguar burimin e financimit.

Ajo fillon përsëri të vendosë në dyshim skemën e energjisë, një sektor i cili ishte totalisht në kolaps gjatë mandatit të PD. Ngre pikëpyetje për seriozitetin e saj, kur shprehet, se do të ndryshojë një skemë pensionesh të qendrueshme dhe të financuar me balancë, edhe falë një reforme, që PD nuk guxoi kurrë ta ndërmerrte.

I vetmi vlerësim pozitiv në fakt, që shpreh dhe mbi të cilin mbështet edhe pjesën me realiste të kostos së programit ekonomik, është miradminsitrimi fiskal i mundësuar nga qeverisja e mazhorancës dhe e bërë fakt ndërkohë me akte juridike dhe instrumenta realë, me sisteme të prekshme jo fjalë dhe ëndrra.

Lehtësia e papërballueshme e të njëjtëve politikanë, që drejtuan ekonominë para vitit 2013 është një fabul, qe nuk i duhet askujt, asnjë individi apo biznesi. Ndërsa të gjithë luftojnë me mungesën e qartësisë së projektimit të daljes nga fatkeqesia, që ra mbi këtë truall, ajo e pandemisë, duhet edhe të zgjohen e të ngrysen çdo ditë me debate me zhurmë pa kuptuar asgjë.

Dhe të mendosh se ekonomia ka shifra, ndaj duhet të ishte më e lehta për t’u shpjeguar.

*Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Next Post
Operacioni anti-drogë/ Reagon Çuçi: Godasim këdo që tenton të përfshihet në paligjshmëri

'Dosja për Klodian Rashën do shkojë së shpejti në gjykatë'/ Çuçi: S'ndjehem komod kur ka përplasje mes policisë dhe qytetarëve.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In