• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Legjendat hollivudiane në sherr për Donald Trump: Jon Voight kundër De Niros

by Aalison Pearse Stevens
10/10/2016 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kauboi i Mesnatës kundër Demit të Tërbuar! Legjenda e Hollywoodit, Jon Voight, i është kundërvënë një tjetër legjende, Robert De Niro, për komentet që ky i fundit bëri për kandidatin republikan për president, Donald Trump.

Voight, i cili ka qenë përkrahës aktiv i republikanëve konservatorë, mbrojti Trumpin për komentet ndaj femrave, bërë më 2005, pa e ditur që mikrofoni që mbajti gjatë programit televiziv Access Hollywood ishte ende ndezur.

Trump dëgjohet tek i thotë drejtuesit të programit, Billy Bush, se ishte përpjekur të joshte një grua të martuar, drejtuesen televizive Nancy O’Dell, dhe se statusi prej personi të famshëm i jepte mundësi të bënte përpjekje me femrat.

voight-tweet

Voight shkroi në Twitter se i vinte turp nga shpërthimi i De Niros, duke thënë se fjalët e Trumpit “nuk ishin aq të dëmshme sa shpërthimi i shëmtuar i DeNiros. Fjalët e Trumpit nuk dëmtuan njeri”.

voight-tweet-2Aktori, i cili është babai i Angelina Jolie, shkruan edhe se komentet e Trumpit nuk janë të ndryshme nga ato të meshkujve të tjerë që kërkojnë shoqërinë e femrave.

“Nuk njoh shumë burra që nuk janë shprehur me terma të ngjashëm seksualë kundër femrave, sidomos në vitet e rinisë”, shkruan Voight.

Pas publikimit të bisedës së Trump më 2005, ishte De Niro që shpërtheu në një video mesazh kundër kandidatit.

Teksa filmonte një video-testimonial politik për një grup jo-partizan të quajtur #VoteYourFuture, aktori legjendar u pyet si të gjithë pjesëmarrësit e tjerë se për çfarë shqetësohej.

De Niro tha se shqetësohej për drejtimin që kishte marrë vendi, duke shpërthyer në sharje për kandidatin republikan.

“Ai është komplet budalla. Është maskara, qen, derr, mashtrues, artist dokrrash. Një idiot që s’di çfarë flet”, thotë De Niro.

“Nuk i kryen detyrat, nuk do t’ia dijë, kujton se po luan kumar me vendin, nuk paguan taksat. Është idiot. Colin Powell e tha më mirë, ai është katastrofë kombëtare. Ai e vë vendin në siklet. Thotë se dëshiron të gjuajë njerëzit me grusht fytyrës. Epo, mua do të më pëlqente të gjuaja atë në fytyrë. Kështu e duam presidentin? Nuk e besoj. Çfarë më shqetëson është drejtimi i këtij vendi. Dhe jam shumë i shqetësuar se vendi mund të shkojë në drejtimin e gabuar me dikë si Donald Trump”.

voight-angelina

 

Next Post
Deficit tregtar i Shqipërisë me Serbinë gati pesëfish

Deficit tregtar i Shqipërisë me Serbinë gati pesëfish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pash dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
Bonusi i fundvitit për pensionistët, ndryshon sasia dhe mënyra e ndarjes! Ja kush kategori do të marrë më shumë

Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension deri më 31 dhjetor 2026

February 19, 2026
Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Premtoi “rrëmbimin” e Ramës si Maduro; Salianji: Berisha ka vetë marrëdhënie të krisura me SHBA

February 19, 2026
53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

February 19, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Bordi i Paqes/ Ish-ambasadori: Për Shqipërinë, një ndër ditët më të mira! Meritë e Ramës..

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In